Futboll Sport

Mbrojtësi i Francës e krahason Mbappe me ikonën braziliane që ka mrekulluar botën…

Kylian Mbappe është “i ngjashëm” me legjendën e Brazilit, Ronaldo, – tha Raphael Varane, pas paraqitjes mahnitëse të adoleshentit francez kundër Argjentinës. 19-vjeçari shënoi dy herë kundër Argjentinës, në 1/8 finale të Botërorit, në rezultatin 4-3 për të tijtë.

Ai eklipsoi Lionel Messin në krahun tjetër, e eliminoi atë nga turneu, ndërsa vetë me Francën fluturoi në çerekfinale, ku “Les Bleus” do të luajnë me Uruguajin. Dhe Mbappe tani është krahasuar me “Fenomenin” nga mbrojtësi i Real Madridit, Varane, i cili beson se adoleshenti ende nuk e ka arritur potencialin e tij të plotë:

“Kylian ka shumë talent, shpejtësi dhe gola, por është ende shumë i ri. Ai ka cilësi të ngjashme me Ronaldon, brazilianin, por është gjithashtu diçka ndryshe. Atij i pëlqen të dribojë, është duke mësuar dhe ne jemi të lumtur që e kemi një lojtar si ai”.

Mbappe u transferua te PSG-ja në fillim të sezonit 2017-2018, për një marrëveshje fillestare huazimi nga Monako, me klubin e kryeqytetit që përfundimisht e vulosi transferimin për një çmim prej 187 milionë euro.

Ai shënoi 21 gola dhe siguroi 16 asistime në 46 paraqitje me PSG-në, në sezonin e parë, megjithatë, spekulimet vazhdojnë që Real Madridi do të bëjë një lëvizje, për të siguruar një nga talentet më të mirë të rinj të këtij brezi.

Varane, megjithatë, mbetet i ngushtë në këtë drejtim. I pyetur për mundësinë e mbërritjes së Mbappe në “Santiago Bernabeu”, ai u përgjigj: “Mbappe do të triumfojë në çfarëdo ekipi që mund të jetë”.

Related posts

MILANI me projekt të ri/ Kuqezinjtë “grabisin” Arsenalin dhe “joshin” me rritje rroge

Isa.Autor

SKUALIFIKIMI NGA CHAMPIONS/ Bënë iftar në fushë, ja dy yjet holandez që agjeruan

Delo.autor

PEREZ I OFRON PUNËN “PART TIME”/ Ish-trajner i Milanit pranë Real Madridit

Delo.autor

Leave a Comment