Futboll Seria A Sport

Mbrojtësi i Milan cakton objektivin: Duam të shkojmë në Champions…

Andrea Conti, pas fatit të keq në sezonin e kaluar, është gati të marrë vendin e tij te Milan. Mbrojtësi i djathtë, ish-Atalanta, po pret me padurim aktivizimin me kuqezinjtë dhe këtë nuk e ka fshehur aspak gjatë konferencës për shtyp në SHBA.

“Kam punuar shumë dhe po vazhdoj punën pa pushim. Kam bërë vetëm 10 ditë pushime. Objektivi im është të bëhem titullar dhe të arrijë Champions League me Milan. Një klub si Milan duhet të jetë gjithmonë në elitën e futbollit europian. Po bëjmë të pamundurën për t’ia dalë,” – tha Conti.

Më pas, 23-vjeçari shtoi: “U gëzuam shumë kur KAS na riktheu të drejtë për të luajtur në Europa League. Le të themi se drejtësia u vu në vend dhe fituam atë që na takonte nga fusha e lojës.”

Related posts

“GJERMANIA SI FUÇI BARUTI”/ Klinsman paralajmëron rrezik te skuadra e Joachim Low

Delo.autor

Gatuso bën të fortin: Fal dy herë, në të tretin mos më dil përpara

Delo.autor

Tradhtoi Khloe Kardashian, tifozët irritohen me basketbollistin

Sadik.Autor

Leave a Comment