Futboll Sport

U arrestuan ditën e sotme/ Ja akuzat që rëndojnë mbi GRIMËN dhe portierin e Besëlidhjes (DETAJE)

Në operacionin e quajtur “Oaz” ditë e sotme nga Policia e Shtetit është arrestuar dhe ish-futbollisti i Vllaznisë, Armir Grima dhe portieri i Besëlidhjes Fabiol Rexhepi të cilët akuzohen për bashkëpunim me grupin krimanal “Safet Bajri”.

Grima ka qenë portier i ekipit të futbollit të Vllaznisë në vitet 1998-2001, kohë kur ky ekip është shpallur kampion. Ai ka qenë edhe drejtor teknik i skuadrës, ndërsa ka mbajtur herë pas here edhe pozicionin e trajnerit në kohën kur Vllaznia ka pasur probleme dhe momente të vështira.

Akuzat:

Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe. Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.

Related posts

Telenovela Milan, tani del në skenë një tjetër fond amerikan për pronësinë

Sadik.Autor

LISTA/ 10 lojtarët e famshëm që veshën fanellën e Milanit dhe të Interit..!

Q.Autor

FORMACION I FRIKSHËM/ 8 vite pas “tripletës” historike, vjen RINGJALLJA e INTERIT

Isa.Autor

Leave a Comment