Futboll Seria A Sport

Mega-operacion Milan-Juventus, përfshihen 5 lojtarë (DETAJE)

Mund të nisë një mega-operacion transferimesh në merkato mes Milanit dhe Juventusit, ku janë të përfshirë 5 lojtarë. Fatet e të ardhmes së Higuain, Bonucci, Caldara, Benatia dhe Pjaca duket se janë të varur tek njëri-tjetri me klubet respektive që kërkojnë të përmirësojnë sa më shumë ekipet e tyre. Një skenar shumë i ndërlikuar, që deri para disa kohësh mund të mendohej i pamundur për secilën nga tifozeritë. Ai që nisi të gjitha spekulimet është pikërisht Gonzalo Higuain, që me ardhjen e Cristiano Ronaldos, duket sikur nuk do të ketë më hapësira tek “Zonja e Vjetër”.

Gjithashtu, sipas mediave italiane, Milani i ka hapur rrugën kalimit të mbrojtësit të tyre, Leonardo Bonuccit tek Juve, vetëm një vit pas ardhjes së tij nga torinezët. Por, 7 herë kampionët e Europës do të donin të fusnin një lojtar juventin në tratativë. Emri i preferuar nga kuqezinjtë është Mattia Caldara, i cili konsiderohet zëvëndësuesi perfekt për kapitenin e skuadrës së drejtuar nga Gennaro Gattuso. Caldara është 24 vjeç, e vendosja e tij në qendër të mbrojtjes së bashku me Romagnolin do t’i siguronte mbrojtjen jo vetëm Milanit, por dhe kombëtares italiane, për të tashmen e të ardhmen.

Në orët e shkuara ka pasur disa takime midis menaxherit të ish-mbrojtësit të Atalantës dhe drejtuesve të Juves, gjë që ka shtuar zërat se e ardhmja e tij mund të mos jetë bardhezi. Nga ana tjetër Marotta dhe Paratici i kanë ofruar kuqezinjve Benatia, emër që nuk është pranuar nga Milani. Në lojë hyn dhe emri i Marko Pjacës, i cili në të shkuarën ka qenë shumë pranë skuadrës milaneze.

Related posts

IDEJA PËR TË BËRË 5 NDËRRIME NË NDESHJE/ Një avantazh super i madh për ekipet big, por makth për të voglat

Delo.autor

Prapaskena, dy pjesëtarë të familjes nuk e kanë pritur mirë kalimin e Ronaldos tek Juventus

Sadik.Autor

POLEMIKAT PËR HETIMIN E LAZIOS/ Portieri Strakosha del negativ dhe pozitiv me COVID-19, u fsheh rasti

Delo.autor

Leave a Comment