Marco Asensio do të qendrojë te Real Madrid këtë verë, të paktën kështu konfirmon menaxheri i tij. 22-vjeçari ishte në listën e dëshirave të Jurgen Klopp dhe dukej se do të pranonte të shkonte te Liverpool pasi me vetëm 11 ndeshje në kampionat sezonin e kaluar, nuk ishte i kënaqur me përfshirjen e tij në skuadrën madrilène.
Gjatë Kupës së Botës ai iu përgjigj pyetjes për interesimin e klubit anglez duke thënë se do të vendoste pas përfundimit të turneut dhe tashmë duket se vendimi është marrë. Agjenti i tij Horacio Gaggioli tha për “calciomercato”: “Marco nuk do të lëvizë, do të qendrojë te Real Madrid. Ai po përmirësohet dita-ditës dhe mendoj që sezonin e ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm në Madrid”. Edhe pse nuk ka luajtur shumë në kampionat, Asensio u dallua në Champions League sezonin e kaluar, ndërsa në total në 53 ndeshje me Real Madrid ka shënuar 11 gola.
Por menaxheri i spanjollit është pyetur edhe mbi mundësinë e largimit të Cristiano Ronaldos nga Madridi, duke u pëgjigjur: “Është vetëm mendimi im, por besoj që Cristiano do të largohet. Thonë që 98% është jashtë skuadrës dhe se skuadra e tij e re do të jetë Juventus. Por ky është vetëm mendimi im personal”.