Futboll La Liga Sport

Mesfushori refuzon rinovimin me PSG, ëndërron kalimin te Barça…

Sipas asaj që ka shkruar sot “El Mundo Deportivo”, Adrien Rabiot, ka refuzuar marrëveshjen e re me Paris SG dhe duket i gatshëm të ndryshojë ambient.

Barcelona është klubi ku francezi dëshiron të vazhdojë karrierën, por nuk do të jetë e lehtë duke parë incidentin diplomatik mes dy klubeve për Verratti, në verën e kaluar.

Katalanasit donin të merrnin me çdo kusht italianin, që kishte kontratë me PSG, duke shkaktuar trishtimin e francezëve.

PSG po mendon më mirë ta humbasë me parametër zero në verën e ardhshme, ose ta shesë gjatë kësaj vere te ndonjë ekip tjetër, sesa t’i jap mundësinë Barcelonës të marrë Rabiot.

 

Related posts

I JEP MEND SOLARIT/ Panucci: Më e lehtë të drejtosh Real Madridin, sesa Shqipërinë

Isa.Autor

Rafaella dhe Bruna përloten në tribunë (FOTO)

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Ëndrra e trajnerit Klopp kushton 100 milionë euro, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment