Futboll Seria A Sport

Juvja në sulm për Pogbanë, por francezi vjen vetëm nëse sakrifikohet…

Thonë se dashuritë e mëdha nuk përfun dojnë kurrë dhe e tillë duket se është ajo mes Juventusit dhe Pol Pogbasë. Pas një sezoni të vështirë me Mançesterin, mesfushori francezi tregoi në Botëror se është një lojtar i madh dhe ka vlera. Me Murinjon nuk pati kurrë raportin e duhur dhe asnjëherë nuk shkëlqeu me fanellën e “Djajve”. Kjo gjë e ka vënë në lëvizje menaxherin e tij, Mino Raiola, i cili ia ka ofruar Barcelonës si pasardhësin e Andres Iniestës.

Por, në sfond qëndron “Zonja e Vjetër” që nuk e humbet rastin për të përfituar nga të gjitha situatat e merkatos. Alegri do të ishte i lumtur nëse në sezonin tjetër do të kishte në skuadër Pogbanë, por edhe ky i fundit gjithashtu do të nisej me “vrap” për në Torino. Por, nuk është aspak e lehtë për momentin, sepse “Zonja” ka shumë lojtarë dhe në fillim duhen shitje. Pas operacionit “Ronaldo”, i cili në total shkon afro 300 milionë euro. Për të arritur te Pogba, duhet sakrifikuar një lojtar i madh. Vetëm në rast se Mançester Siti që dështoi për Zhorzinjon mund të bëjë çmenduri për Pjaniçin do të hapen shanse të reja që Pol Pogba të veshë sërish fanellën bardhezi dhe të bëhet pjesë e bandës së Ronaldos për të fituar Ligën e Kampioneve.

LËVIZJET E TJERA – Merkato te Juventusi nuk ka përfunduar dhe drejtuesit po lëvizin në disa drejtime për të afruar, por edhe për të larguar lojtarë. Gjatë këtyre ditëve ka pasur kontakte të vazhdueshme me agjentin e mbrojtësit Darmian, i cili mund të transferohet në Torino nëse do të largohet Aleks Sandro. Por, ky i fundit nuk ka asnjë dëshirë të shkojë te PSG-ja tani që në skuadër ka ardhur Ronaldo.

Ditën e djeshme pati zhvillime për sa i përket mbrojtësit uruguaian, Godin. Në fillim, u përfol se ai ishte shumë pranë Juventusit, por më vonë mediat spanjolle raportuan se kapiteni i Uruguait do të rinovonte kontratën me skuadrën e Simeones. Ndërkohë, drejtuesit po vazhdojnë punën për shitjen e Gonzalo Higuainit dhe Daniele Ruganit. Për sulmuesin është interesuar Milani dhe Çelsi, ndërsa për mbrojtësin ka vetëm oferta nga blutë e Londrës.

Related posts

LIVE/ Manchester United-Chelsea, Alonso barazon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

SFIDA NDAJ ITALISË PËR NATIONS LEAGUE/ Luis Enrique: Nuk e kam frikë, është ndër ekipet më të forta në botë

Delo.autor

PËRBALLJA NDAJ LAZIOS/ Mjeku i Interit: Icardi integrohet me skuadrën, nuk e di nëse…

Delo.autor

Leave a Comment