Futboll La Liga Sport

Messi pranon të shitet Paulinho/ Barcelona sjell një tjetër brazilian në mesfushë

Paulinho është pothuajse i larguar nga Barcelona. Juventus, Manchester United, sërish nga Kina, ofertat për mesfushorin brazilian nuk mungojnë. Çmimi është tepër i mirë: minimum 40 milionë Euro. Barcelona është e gatshme të shesë, sepse i duhen para për të konkretizuar interesimin për Ëillian.

Por largimi i brazilianit do të linte një boshllëk në mesfushoën e Barcelonës, sepse përveç Busquets nuk mbetet asnjë lojtar tjetër me peshë që mund të bëjë “punën e pisët” prapa. Në Spanjë raportojnë se Messi është përfshirë në këtë histori duke i thënë drejtuesve që Paulinho mund të shitet por në vend të tij duhet të vijë një emër i madh, e posaçërisht Paul Pogba.

Pak ditë pasi Franca eliminoi Argjentinën në Kupën e Botës, Messi bën kështu një vlerësim për yllin e “Gjelave”, i cili mund të shtonte muskujt por edhe cilësi në mesfushën katalanase. Madje të dy lojtarët duket se kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, pasi vetë Pogba i doli në mbrojtje sulmuesit argjentinas pas eliminimit.

Edhe pse Pogba nuk ka arritur të shfaqë gjithë potencialin e tij te Manchester United, Messi është i sigurt që ai do të shpërthente në “Camp Nou”, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Katalanasit janë vënë në lëvizje edhe prej faktit që dihet se Pogba nuk ka marrëdhënie shumë të mirë me Mourinhon dhe kërkojnë të përfitojnë në maksimum nga kjo.

Related posts

Arsenali fiton me përmbysje ndaj Chelseas, shkëlqen Granit Xhaka

Q.Autor

“NDESHJE HISTORIKE PËR SHQIPËRINË”/ Flet mbrojtësi Mavraj: Disa Burra nuk duhen harruar, ne…

Delo.autor

KUKËSI-VLLAZNIA/ Shehi nis misionin e titullit, Jonuz kërkon kthesën (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment