Futboll La Liga Sport

Real Madrid PRANON ofertën, ja kur do të mbërrijë RONALDO në Torino (DETAJET)

Një takim, i përfolur shumë këto ditë dhe i konfirmuar nga shtypi spanjoll, flet shumë në lidhje me largimin e Cristiano Ronaldo-s nga Real Madrid. Sipas asaj që raporton Marca, nga burime pranë Los Blancos, mbrëmë është zhvilluar një takim mids Jorge Mendes, agjentit të portugezit, dhe José Ángel Sánchez, krahut të djathtë të Florentino Pérez dhe mendohet që palët kanë arritur një marrëveshje për largimin e CR7. Ronaldo do të largohet, pas nëntë sezoneve nga klubi më i titulluar në Spanjë, me të cilin ai shënoi 451 gola në 438 ndeshje dhe destinacioni i ardhshëm do të jetë Juventus.

Në orët e ardhshme do të zhvillohen takime të tjera, por vendimi është marrë: Florentino Perez është i bindur, pasi ka refuzuar ti rinovojë kontratën, ka vendosur të shesë atë që e bëri të fitojë katër herë Champions League. Tani ka ngelur vetëm që palët të bien dakord për çmimin e duhur: Mendohet se akordi do të nisë mbi bazën e 100 milionë eurove, që do ta bëjë Ronaldon blerjen më të shtrenjtë në historinë e Juventusit.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane drejtuesit e Juventusit Beppe Marotta dhe Fabio Paratici janë gati të udhëtojnë për në Madrid. Të dy do të fluturojnë në kryeqytetin spanjoll me një avion privat për të mbyllur marrëveshjen me Cristiano Ronaldo-n dhe Real Madrid. Mendohet që aventura e Cristiano Ronaldo-s mund të fillojë zyrtarisht pas dy ditësh. Juventusi, në fakt, është e sigurt për suksesin e marrëveshjes dhe po bën gati përgatitjet e fundit për mbërritjen e portugezit në Torino. Ditën e shtunë, 7 korrik sulmuesi mund të zbresë në Caselle për tu prezantuar zyrtarisht me tifozët.

Related posts

Zhgënjehet Ronaldo-Ronaldinho/ KAKA: Ky është lojtari më i mirë me të cilin kam luajtur

Isa.Autor

DERBI I “MADONINËS”/ Conte kërkon zëvendësuesin e “Demin” Lautaro, ja tri opsionet

Delo.autor

NDODH NË SERIE A/ Destro shënoi teksa mbante në duar një shishe me ujë (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment