Futboll Sport

Messi-Ronaldo? Trajneri kroat Daliç “vendos” për “Topin e Artë”

Një ditë pas triumfit të madh Zlatko Daliç është prezantuar në konferencë për shtyp në “Luzhniki Stadium”, aty ku do të luajë dhe takimin final kundër Francës më 15 korrik në orën 16:00. Por, veç fitores kundër Anglisë, Daliç u ndal edhe te “Topi i Artë”, ku pas dhjetë vitesh dominim të dyshes Messi – Ronaldo, ai beson se është ora që të ndryshojë dorë, të shkojë te kapiteni i Kroacisë, Luka Modriç.

Fitorja kundër Anglisë ishte impresionuese për të gjithë të pranishmit. Kroacia e nisi keq, duke pësuar gol që në fillimin e pjesës së parë, por në fraksionin e dytë të takimit korrigjoi gjithçka, ndërsa në shtesë shënoi dhe golin e avantazhit, duke e bërë ëndrrën e gjithr kroatëve realitet.

Tashmë kanë në dorë finalen e madhe. Tekniku Daliç e komentoi këtë takim gjysmëfinalist kundër Anglisë në këtë mënyrë: “Nëse ju numëroni të gjitha minutat në fushë, ne jemi i vetmi ekip që kemi luajtur shtatë ndeshje në Kupën e Botës. Është një gjë e madhe! Nuk kam frimë nga ajo që mund të ndodhë të dielën. Ne do të jemi gati. E luajmë finalen e Kupës së Botës një herë në jetë”.

Ishin këto fjalët e para të teknikut, i cili kërkon që gjithçka të jetë me këmbë në tokë dhe pa shenja euforie, duke thënë pothuajse të njëjtat fjalë para apo pas çdo takimi, duke i mbajtur në tonus futbollistët që ka nër përbërje të ekipit të tij.

“Dy ekipet më të mira tashmë janë në finale. Do të jetë ndeshje e vështirë për ne, sepse kemi një kundërshtar të vështirë përball. Franca është shumë e rrezikshme, sidomos në kundërsulm. Isha shumë optimist i madh në të gjithë këtë turne, dhe lojtarët e mi tashmë besojnë më tepër se unë”.

Por, tekniku i Kroacisë nuk u ndal më te skuadra e tij, por te ish-kundërshtari në fazën e grupeve, Lionel Messi. Ai beson se argjentinasi është ende më i miri në botë, por “Topin e Artë” e meriton kapiteni i skuadrës së tij, Luka Modric. “Për mua, Messi mbetet ende lojtari më i mirë në botë. Por të gjithë këto skuadra që kanë yje shkuan në shtëpi shumë herët. Ndërsa ato skuadra që ishin të bashkuara dhe që luftuan me një qëllim, ato vijojnë që të jenë në turne. Modric? Ai e meriton ‘Topin e Artë’ patjetër!”.

Related posts

SPEKTAKËL NË “SAN SIRO”/ Pas një krosimi nga Saelemaekers, Kessie ndëshkon Veronën (VIDEO)

Delo.autor

KUKËSI-VLLAZNIA/ Trajneri Duro kërkon të rikthehet tek fitorja (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PARA DERBIT KRYEQYTETAS/ Policia jep masat, nuk do lejohen…

Delo.autor

Leave a Comment