Futboll La Liga Sport

Messi tejkalon Cristiano Ronaldon si futbollisti më i paguar në planet (SHIFRAT)

Lionel Messi ishte futbollisti më i mirëpaguar në botë për vitin 2017, për shkak se, sipas listës së Forbes, ai fitoi 111 milionë dollarë përmes pagave dhe kontratave reklamuese, krahasuar me ish-lojtarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili fitoi 108 milionë dollarë.

Revista amerikane publikoi listën e 100 të famshmëve të botës, më të paguarit në glob, në të cilën boksieri Floyd Mayweather dallon me një fitim prej 285 milionë dollarësh. Në arenën sportive ai ndiqet nga Leo Messi, që është i teti në listën ku përfshin aktorët, këngëtarët dhe të njerëz të tjerë të famshëm. Argjentinasi e përfundoi sezonin 2017-2018 si golashënuesi më i mirë në ligat europiane, me 45 gola në të gjitha garat.

Messi u pajtua në nëntor 2017 me një zgjatje të kontratës me Barcelonën deri në fund të sezonit 2020-2021 dhe do të paguhet me një pagë vjetore dhe bonus prej më shumë se 80 milionë dollarësh. Kjo e bën atë më të mirëpaguarin në këtë fushë (futboll), sipas Forbes. Përfitimet e tij arrijë 111 milionë dollarë, përmes kontratave të reklamave, kryesisht me Adidas, Gatorade, Pepsi, Ooredoo, Huawei dhe Hawkers.

Një park i bazuar në të, “Messi Experience Park”, do të hapet në vitin 2020 në qytetin kinez të Nanjing. Ndërkohë, Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 44 gola në 43 lojëra të sezonit të kaluar, duke shtuar të pestin “Top të Artë”, është futbollisti i dytë më i paguar dhe i dhjeti në renditje, me fitimet globale 108 milionë dollarë.

Ronaldo ka një kontratë jete me “Nike” dhe, gjithashtu, ushtron veprimtari reklamuese për Herbalife, EA Sports dhe American Tourister, së bashku me një linjë në rritje të prodhimeve të markës CR7, ku përfshihen këpucë, të brendshme, aroma, xhinse, linjë për fëmijët, linjë e hoteleve dhe restoranteve, që së shpejti do të hapen në Brazil.

Related posts

ETHET E DITËS SË FUNDIT NË MERKATON E SUPERIORES/ Flet shefi i garave i FSHF: Afati deri në…

Delo.autor

Kukësi bën “goditjen” e parë në merkato, afron portierin e Kosovës

Sadik.Autor

Taulant Xhaka kundër ‘yjeve’ të Man. Cityt, ja formacionet

Q.Autor

Leave a Comment