Futboll Kategoria Superiore Sport

“FLAMURTARI ËSHTË I SHPËTUAR”/ Presidenti Idrizi: Janë duke ardhur dy lojtarë të Milan…

Sinan Idrizi duket i bindur për shpëtimin e Flamurtarit, nga kjo situatë kaotike në të cilën ndodhen vlonjatët.

Në një prononcim të dhënë për “Supersport”, Idrizi është shprehur se nuk e ka menduar falimentimin e ekipit dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë.

“Kjo luftë brirësh që bëhet deri tani nuk është një luftë që bëhet deri në pikë të maksimumit. Falimentimi ka shans që të jetë pikë zgjidhje. Dikush më pyeti dje, nëse shpallim falimentimin nuk është më mirë. Ndëshkohen të gjithë çunat. Por jo, Flamurtari nuk ka shkojë dhe nuk do të kërkojë falimentimin.

Jam i sigurt që ligji i sportit është i pakthyeshëm. Të dyja palët nuk dinë të dialogojnë. Në datën 24, shoku Edvin Libohova, ka bërë një thirrje për aktorët e Superligës, të mblidhen bashkë dhe të flasin për ligjin për sportin. Nuk e kuptoj pse nuk e bën të hapur këtë. I bëj një ftesë Libohovës, ta bëjë të hapur këtë për të kuptuar ku kemi ngelur. Sepse njëri luan pjesën e kungulleshkës, tjetri me kalenat greke.

Merkato? Në këto momente nga ana tjetër e Rinasit, janë duke ardhur dy lojtarë nga Milani. Flamurtari është i shpëtuar, po bëjmë atë që duhet të bëjmë në këto momente, megjithëse jemi të vonuar.”, u shpreh Idrizi.

Related posts

BEFASI TEK “LOS BLANCOS”/ Juventus dhe PSG nisin garën për yllin e gjigantëve spanjoll…

Delo.autor

Cesare Prandelli e mbyll aventurën në Dubai dhe rikthehet në Itali

Sadik.Autor

TRIUMFI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Media angleze nuk kursen elozhet për shqiptarin: Paraqitje prej…

Delo.autor

Leave a Comment