Futboll Seria A Sport

MILANI “KANTIER NDËRTIMI”/ Ja kush do të jetë trajneri i ri i KUQEZINJËVE

Milan-Conte, vazhdojnë “thashethemet”. Shtypi italian ka shkruar se në fillim të javës do të ketë një takim mes drejtuesit të Milan Leonardo dhe ish-trajnerit të Chelsea. Braziliani kërkon të kuptojë nëse Conte mund të lirohet nga marrëveshja e tij me londinezët, që do t’i sjellë rreth 17 milionë euro, edhe pse është shkarkuar.

Pavarësisht nga përgënjeshtrimet publike, fondi “Elliot” përgatit përmbysjen e radhës te Milan. Në rikthimin nga turneu amerikan, Rino Gattuso mund t’i jap lamtumirën kuqezinjve.

Aktualisht Conte, si shkruan “Tuttosport”, është me pushime në Lampedusa dhe po vlerëson “pro” dhe “kundra” për këtë propozim që ka marrë.

Synimi i Leonardo është t’i tregojë atij programet e reja të klubit kuqezi dhe të shohë më pas disponiblitetin e tij. Gattuso, aktualisht në SHBA, vazhdon të jetë i shqetësuar, pavarësisht nga kënaqësia që pati kur e foli me presidentin e ri Paolo Scaroni.

Sigurisht që nuk ka shumë kohë sepse më 18 gusht nis Serie A dhe ndeshja e parë e Milan do të jetë në “San Siro” kundër Genoa. Gjithsesi, Milan mund të përjetojë atë që i ndodhi Inter kur Roberto Mancini dha lamtumirën në gusht 2016 dhe Frank De Boer u emërua trajner. Në anën tjetër të Milanos së futbollit mund të përsëritet situata.

Related posts

HUMBJA ME “POKER” NDAJ MILAN/ Reagon për herë të parë Ronaldo në rrjetet sociale! (FOTO)

Delo.autor

“AVULLOJNË” BILETAT PËR NDESHJEN SHQIPËRI-IZRAEL/ Ja sa janë shitur deri tani për sfidën në “Air Albania”

F.autor

MOTO GP/ Kampioni i botës: Ky motor s’bën për mua, por nuk largohem

Delo.autor

Leave a Comment