Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I PËRJETSHËM TIRANA-PARTIZANI/ Ja datat e 4 përballjeve mes “Bardhebluve” dhe “Demave të Kuq”

Njësoj si sezonet e kaluara, derbi i kryeqytetit do të luhet 4 herë brenda një edicioni. Përballja e parë për 2020-2021 midis Tiranës dhe Partizanit do të luhet në javën e 6-të në 17 tetor, ku kampionët në fuqi të Shqipërisë janë përcaktuar si pritës.

Ballafaqimi i dytë sezonal midis dy rivalëve të përjetshëm është përcaktuar të luhet në javën e 15-të ku skuadra e Ilir Dajës do të jetë “zonja e shtëpisë”.

Në vitin 2021, 25-herë kampionët e Shqipërisë do të takohen me 16-herë kampionët e vendit në datën 27 shkurt, java e 24-rt e kampionatit, me Tiranën si ekip vendas dhe Partizani “mik”.

Për herë të fundit në kampionat, bardheblutë e Egbosë dhe të kuqtë e Ilir Dajës do të përplasen në javën e 33-të, datë 8 maj 2021.

Përveç betejave direkte të derbit, të gjithë urojnë që Tirana dhe Partizani të luftojnë dhe për titullin kampion, diçka që nuk ndodhi sezonin e fundit për shkak të oshilacioneve të të kuqve që solli ndërrimin e dy trajnerëve Lerda dhe Sormani.

Related posts

Zidane shpjegon metamorfozën e Isco dhe flet për rikthimin në Torino

Sadik.Autor

Ndodh dhe kështu/ Ftesë në lidhje direkte për Pogba: Mos harro të vish tek Juventus… (VIDEO)

Sadik.Autor

Vëllazërorja me Kosovën, Balaj: Ishte festë për kombin, rezultati kalon në plan të dytë

Sadik.Autor

Leave a Comment