Futboll Seria A Sport

MILANI NË PANIK/ Chelsea dhe PSG duan t’i marrin liderin e ekipit

Ka disa të dhëna, edhe pse të vogla që tregojnë se e ardhmja e Leonardo Bunicci-t është larg Milanit. Kapiteni i “Djallit” që në sezonin e shkuar erdhi me bujë të madhe në këtë verë mund të largohet.

Qendërmbrojtësi ka një rrogë mjaft të lartë në një klub që ka në plan të kthehet në elitë, por që si fillim i duhet që të shpenzojë pak e të rregullojë problemin e bilanceve negative. UEFA është shumë e rreptë kur bëhet fjalë për respektimin e Fair Play-t Financiar.

Për më tepër që për kartonin e tij do të fitoj një shifër mjaft e majme për klubin milanez. Shto këtu edhe ambiciet e vetë futbollistit, që dëshiron të luajë në nivele të larta, atëherë gjasat për largimin na “Djalli” rriten së tepërmi.

Interesim për mbrojtësin italian ka skuadra e PSG-së. Me kalimin Gianluigi Buffon-it te parisienët, Bonucci do të gjente një mik, por edhe një klub me shumë ambicie dhe i mbushur me yje, të ndërtuar për të fituar në kompeticione të tilla si Liga e Kampioneve.

Por edhe në Angli ka interesim për 31 vjeçarin. Me uljen e Maurizio Sarri-t në stolin e Chelsea-s, mund të ndodhë edhe kalimi i lojtarit italian në Londër. Tekniku e vlerëson së tepërmi Bonucci-n. Por edhe Manchester United ka shfaqur interes.

Milani mund të përfitojë nga shitja e mbrojtësit të qendrës 55-60 milionë euro. Dhe janë një shifër e konsiderueshme. Por sigurisht me problemet e fundit, një largim i një lideri si Bonucci do të sillte edhe më tepër trishtim në ambientin kuqezi dhe te tifozët.

Related posts

NGA ZHDUKJA E AVIONIT DERI TEK NXJERRJA E TRUPIT/ Ja si ndodhi tragjedia Emiliano Sala

Delo.autor

Messi KTHEHET NË STËRVITJE/ Me Interin nuk do të jetë

Isa.Autor

SITUATË EKSTREME/ Ekipi pjesëmarrës në Botëror detyrohet të nisë tre javë karantinë pas kërkesës së SHBA

F.autor

Leave a Comment