Sport Të tjera

Serena Williams optimiste: Do të jem në grand slemin e Wimbledon

Tenistja amerikane Serena Williams beson se do të rikuperojë në kohë për të qenë në Wimbledon, pas problemeve shëndetësore që pati këtë javë në grand slemin e Roland Garros, ku u detyrua të tërhiqej në takimin e raundit të katërt ndaj Maria Sharapova.

Fituesja e 23 grand slemeve beson se do të jetë në fushë në Wimbledon, pasi mjekët kanë thënë se problemet që pati nuk janë serioze. “Mendoj se brenda dy javëve do të rikuperoj nga dëmtimi dhe do të jem në gjendje të luaj sërish”, tha Serena Williams për mediat.

Mjekët më thanë se kam nevojë për 15 ditë pushim dhe të merrem me palestër, për të ruajtur formën dhe më pas të nis stërvitjen në fushë. Do të jem gati për Wimbledonin”, tha tenistja 36-vjeçare, që u rikthye në fushë në një grand slem pas 16 muajsh. Në Roland Garros, ish-numri 1 në botë arriti tri fitore para se të tërhiqej, pak orë para ndeshjes me rivalen ruse. Grand slemi i Wimbledonit do të nisë më datën 2 korrik, në fushat me bar të Londrës.

Related posts

BARAZUAN NË DUELIN NDAJ NICES/ PSG fiton penallti, shikoni gjuajtjen e Neymarit (VIDEO)

Delo.autor

Ish-trajneri i Anglisë bekon afrikanët: Kampion bote një ditë

Sadik.Autor

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Juventus-Spal në “Allianz Stadium”. Rezultati 4-0

Delo.autor

Leave a Comment