Futboll Sport

Milani nuk e do më Montolivon

Riccardo Montolivo mund të largohet nga Milani. Thuhet se ai nuk është lajmëruar deri në minutat e fundit që nuk do të marrë pjesë me skuadrën e tij në turneun në SHBA.

Klubi italian e ka zbuluar dje listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në turne, dhe mesfushori italian është lënë jashtë për arsye teknike, transmeton Gazeta Express.

Sipas Corriere della Sera, ish-kapiteni i Milanit e ka marrë shumë keq përjashtimin e tij nga skuadra për ndeshjet përgatitore që do të zhvillohen në SHBA.

Montolivo ka vetëm edhe një vit në kontratën e tij me ‘rossonerët’, ndërkohë klubi pritet t’ia shkëpus kontratën e tij dhe ta lë të lirë atë pasi nuk është më pjesë e planeve të Gattusos.

Related posts

E DUAN TË GJITHË/ E ardhmja e Jerome Boateng, çështje e hapur tek Bayerni

Sadik.Autor

KUKËSI-TEUTA/ Momente tensioni në “Elbasan Arena”, gjyqtari ndëshkon 2 futbollistë me karton të kuq (VIDEO)

Delo.autor

Nga asistent i gruas arbitër te sherri mes Mourinhos dhe Klopp, ja kush është armiku nr 1 i Juventus-it

Sadik.Autor

Leave a Comment