Futboll Seria A Sport

Milani sfidon gjigantët anglez për mesfushorin e talentuar gjerman

Emri i Max Meyer është një nga më të nxehtët në merkaton e transferimit. Gjermani i talentuar që tani është një lojtar i lirë dhe i gatshëm të largohet nga Schalke 04, është në radar të Milanit, por ata do të jenë të përgatitur për të luftuar atë me klubet e mëdha të Premier League si Arsenal dhe Liverpool. 22-vjeçari ishte një produkt i akademisë së Schalke para se të thirrej në ekipin e parë në fillim të vitit 2013. Mesfushori bëri 24 paraqitje në Bundesliga këtë sezon duke treguar një nivel të lartë. Meyer u gjend në një situatë të pakëndshme në prill në lidhje me bisedimet e kontratës me klubin. Schalke shpresonte të nënshkruante një kontratë të re me talentin e ri, megjithatë, Meyer ka pasur plane të tjera dhe ai sulmoi drejtorin sportiv të Schalke 04, i cili e akuzoi se Meyer ishte i shqetësuar vetëm për paratë.

Schalke u përgjigj duke e lënë jashtë Meyer nga planet e ekipit për dy javët e fundit të sezonit. Në kohët e fundit ai është lidhur shpesh me një kalim në “San Siro” te Milan. Madje drejtuesit e kuqezinjve kanë udhëtuar disa herë në Gjermani gjatë kampionatit të kaluar për të parë në veprim disa lojtarë dhe Meyer është një nga ata që ka tërhequr interesin e “Djallit”, teksa edhe trajneri Gennaro Gattuso e preferon 22-vjeçarin e talentuar. Meyer grumbulloi 28 ndeshje dhe një gol në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit të kaluar me fanellën e Schalke 04, që në edicionin e ri do të luajë në Champions League.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Real Madrid nënshkruan me talentin e së ardhmes (FOTO)

Delo.autor

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike, Real Madrid ndan pikët me Osasunën në “Bernabeu”

Delo.autor

STATISTIKAT/ “Ngërçi” i transfertave, Vllaznia 3 muaj pa fitore jashtë fushe

Delo.autor

Leave a Comment