Futboll Seria A Sport

PRAPASKENAT/ Anjeli, SHERR me Mendezin për publikimin e fotos me…

Pas festimeve dhe përqafimeve, të cilat ndoshta duhej të kishin qëndruar të fshehta, të paktën deri në rastin e prezantimit të Kristiano Ronaldos, kanë bërë që mes presidentit të Juventusit, Andrea Anjeli dhe menaxherit të lojtarit portugez, Zhorzh Mendez, të ketë pasur një debat, në lidhje me foton e publikuar nga ky i fundit, ku të gjithë së bashku, nga Greqia, festonin me shampanjë firmën për marrëveshjen me “CR7”.

Sipas Andrea Anjelit, ka qenë publikimi i kësaj fotoje, ajo që ka shtuar edhe më shumë mërzinë e punonjësve të FIAT, falë të cilëve u bë edhe anulimi i prezantimit madhështor në “Allianz Stadium”. Kjo, për arsyen se ndonjë tifoz mund të prishte mbrëmjen gala, ndonëse tani prezantimi i Ronaldos do të bëhet formal, si i çdo lojtari tjetër. Gjithsesi, asgjë serioze mes Mendezit dhe Anjelit.

Related posts

“DOMINIM”, “DËRRMIM” DHE TRIPLETË PERFEKTE/ Ja si e komentojnë mediat angleze fitoren ndaj Shqipërisë… (FOTO)

Delo.autor

Ramos zbulon të ardhmen: “Do të luaj edhe atje, me mjekër të zbardhur…

Isa.Autor

Di Biagio: Ja pse e injorova Balotelli-n

Sadik.Autor

Leave a Comment