Futboll Sport

Franca shuan ëndërrën e Kroacisë, “Gjelat” në çatinë e botës

Franca ka fituar Kupën e Botës për të dytën herë në historinë e saj. Pas Botërorit të 1998-ës, Gjelat rikthehen në majën e botës 20 vite më pas duke mposhtur Kroacinë me rezultatin 4-2. Ishte një ndeshje fantastike në Luzhniki-n e mbushur plotë e përplotë, dhe ndeshja nuk ka zhgënjyer. Ishte një sfidë me shumë të veçanta, duke filluar nga autogoli i parë i shënuar në një finale nga Mandzukic. Hera e parë që nga finalja e 1970-ës që fituesi shënon katër gola, si dhe VAR-i që vendosi penalltinë e shndërruar në gol nga Griezmann.

Ndeshja nisi mirë për ballkanasit, të cilët ushtronin presion që në sulm duke mos lejuar francezët të dalin në lojën e tyre. Por një goditje dënimi e fituar me dinakëri nga Griezmann dhe një rreshtim i gabuar i kroatëve zhbllokoi rezultatin, me Mandukic që ishte i fundit që preku topin përpara se të shkonte në rrjetë. Por Kroacia kundërpërgjigjet menjëherë me Ivan Perisic.

Or pak minuta përpara se të mbyllej pjesa e parë francezët fitojnë një penallti që është akorduar pas konsultimit me VAR. Griezmann shënon me qetësi dhe lejon të tijtë të futen në dhomën e zhveshjes me qetësi dhe eufori. Pas pushimit vijnë dy gola të shpejtë të Pogba dhe Mbappe që vulosin fitoren për Bles Bleues. Por një gabim i Lloris lejon Mandzukic të ringjallë shpresat e ballkanasve të cilët ushtrojnë presion me energjitë e mbetura për të bërë të pamundurën.

67′ GOL.. Çfarë finalje Kroacia ngushton diferencën me sulmuesin Mario Madzukic. Kroati përfitoi pas një gabimi të portierit Loris.

63′ GOL…Franca ështe e furishme dhe shënon golin e katërt me Kilian Mbappe.

57′ GOL.. Pogba shënon goli e tretë për Francën. Mesfushori me një goditje të ekuilibruar ndëshkoi portierin Subasic.

55′ Tifozët kalojnë kordonin e stjuarteve dhe pushtojnë fushën.

45+’ Nis pjesa e dytë e finales Franca kryeson me rezultatin 2-1 kundër Kroacisë.

38′ GOL…Arbitri argjentinas Nistor Pitanas me ndihmën e sistemit var akordon 11 metërsh dhe nga pika e bardhe Griezman tregohet i saktë dhe kalon në avantazh Francën.

27′ GOL…Kroacia tregon karakter dhe barzon shifrat me mesfushorin Ivan Perisic.

17′ GOL…Një goditje dënimi dhe Franca me një autogol kalon në avnatazh. Autori i golit ishte Mandzukic i cili shënoni në portën e tij.

10′ Perisic në një pozicion të favorshëm nuk kordinohet saktë duke humbur një mundësi të mirë.

1′ Nis takimi i finales mes Francës dhe Kroacisë. Ky duel spektakolar do të luhet në stadiumin “Luzniski”

Related posts

DITA E FUNDIT E MERKATOS/ NJIHUNI me transferimet në La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1

Isa.Autor

Benatia thumbon Napolin: Higuain shënon më pak, por fiton më shumë

Q.Autor

Mbrojtësi Boyom fitoi në FIFA, Luftëtari i kërkoi marrëveshje

Sadik.Autor

Leave a Comment