Futboll La Liga Sport

Mesfushori “tradhton” Liverpool, flirton me Real Madrid

Real Madrid po merr në konsideratë të ofrojë 100 milionë euro te Liverpool për të marrë Naby Keita, mesfushori që ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje me “të kuqtë”, por do të transferohet te ekipi i Jurgen Klopp gjatë merkatos së verës, si pasojë e një marrëveshje paraprake.

Liverpool dhe RB Leipzig, klubi i futbollistit, kanë firmosur të gjitha dokumentet për transferimin e Keita në “Anfield”, më 1 qershor, kundrejt 55 milionë eurove, por futbollisti, i kontaktuar nga Real është gati të shkojë në Madrid.

“Los Blancos” do të ofrojnë dyfish, 100 milionë euro, dhe kësisoj Liverpool mund të fitojë 50 milionë euro për një futbollist që praktikisht nuk e ka pasur kurrë. Kjo i ka tundur drejtuesit e kuq.

RB Leipzig nuk është aspak i interesuar për këtë çështje sepse e ka shitur futbollistin me një marrëveshje që në verën e kaluar, por gjërat kanë ndryshuar pasi 23-vjeçari kërkon të shkojë te Real Madrid, në momentin që spanjollët janë gati të paguajë dyfish, 100 milionë euro.

Edhe kur u duk se po mbylle, “telenovela” për të ardhmen e futbollistit nga Guinea duket se do të ketë seri të tjera.

Related posts

E ARDHMJA E DAVID LUIZ LARG ANGLISË/ Ylli i Arsenal ndryshon mendje, gati të largohet pas rinovimit

Delo.autor

Olsi RAMA motivon skuadrën para Tiranës: Mos e ndalni ngjitjen, shihni përtej…

Isa.Autor

12-VJET PAVARËSI/ Werder Bremen uron Kosovën në gjuhën shqipe (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment