Futboll Sport

PENALLTI MINUTË PAS MINUTE/ Rakitic shënon dhe kalon Kroacinë në gjysëmfinale (VIDEO)

Rusia kërkon surprizën e radhës në “Fisht Olympic Stadium”, kundër Kroacisë, pas fitores befasuese me Spanjën në 1/8. Të besuarit e Cherchesov vijnë pas një forme të shkëlqyer ndërsa kanë befasuar me arritjen deri në çerekfinale. Oreksi vjen duke ngrënë dhe sot në mbrëmje rusët janë të motivuar për të marrë një tjetër fitore për të siguruar një blietë në gjysmëfinale ku i pret Anglia.

Nga ana tjetër Kroaica ka shumë talente në gjirin e saj dhe do të kërkojë kualifikimin me shpresën për të kaluar brezin e artë që arriti vendin e tretë në Kupën e Botës 1998. Të dy skuadrat mbërritën në këtë ndeshje pasi fituan me penallti sfidat respektive në 1/8.

Kroatët nuk janë mundur asnjëherë nga Rusia në tri ndeshje që këto ekipe kanë luajtur mes tyre në të gjitha kompeticionet, ndërsa vijnë në këtë ndeshje pas pesë fitoresh radhazi. Në krahun tjetër Rusia ka pësuar gol në tri ndeshjet e fundit dhe sulmi i frikshëm i Kroacisë favorizon ballkanasit.

120+’ Golovin

122′ Mbyllet në barazim 2-2 ndeshja mes Rusisë dhe Kraocisë. Me këtë rezultat skuadrat i drejtohen penalltive.

114′ GOL…Rusia barazon gjithçka me mbrojtësin Fernandez. Lojtari lindorë me kokë ndëshkoi Kroacinë duke i cuar shifrat në 2-2.

105+ Nis shtesa e dytë mes Rusisë dhe Kraocisë, rezultati aktual është 2-1 për kroatët.

107′ Mbyllet shtesa e parë prej 15 minutash. Kroacia ka kaluar në avantazh me Vidën i cili mposhti organizatorët.

100′ GOL..Kraocia kalon në avantazh me mbrojtësin Vida.

https://www.dailymotion.com/video/x6nx0fh

90+’ Nis shtesa e parë prej 15 minutash.

95′ Mbyllet në barazim 1-1 takimi mes Rusisë dhe Kroacisë. Skuadrat do të luajnë 2 shtesa me nga 15 minuta secila dhe në qoftëse nuk do të kemi fitues atëherë ekipet do ta mësojnë fatin e tyre përmes penalltive.

61′ Kraocia është e pafat me Perisic i cili godet shtyllën.

45+’ Nis pjesa e dytë, Rusia dhe Kraocia në “luftë” për një biletë për në gjysëmfinale.

45′ Mbyllet pjesa e parë në barazim 1-1 mes Rusisë dhe Kroacisë. Fillimisht shënuan të zotët e shtëpisë me mesfushorin Cernishev por reagimi ishte i shpejtë nga ballkanasit me autor Kramaric.

39′ GOL.. Kraocia barazon gjithçka me një aksion model. Autori i golit për ekipin e drejtuar nga Dalic është sulmuesi Kramaric.

https://www.dailymotion.com/video/x6nwwf8

30′ GOL ..Rusia befason duke shënuar golin e parë dhe zbllokon sfidën me Kroacinë. Autori i supergolit u bë mesfushori Denis Cerinshev.

https://www.dailymotion.com/video/x6nww0t

4′ Rusia e nis vrullshëm dhe tenton portën me Dzubën.

1′ Nis takimi mes Kroacisë dhe Rusisë.

Related posts

ICARDI VIJON “DUELIN” ME INTERIN/ Spalletti aleancë me klubin për të shpëtuar vendin e punës

Delo.autor

Uli Ferber: Bernd Leno nuk do të shkojë te Napoli

Sadik.Autor

Januzaj kualifikon Belgjikën në vendin e parë, Tunizia e mbyll ndershëm kundër Panamasë (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment