Futboll Sport

Kroacia fiton lotarinë e penalltive dhe shuan ëndrrën e Rusisë (VIDEO)

Kroatët kanë siguruar një vend në gjysmëfinale të Kupës së Botës pasi ka mundur Rusinë me penallti, pasi 90 minutat dhe koha shtesë janë mbyllur në barazim 2-2.

Kanë qenë vendasit që kanë zhbllokuar rezultatin me një gol të Cheryshev në minutën e 31-të të pjesës së parë. Ylli i rusëve ka befasuar mbrojtjen dhe portierin e kroatëve, Subasic, me një gjuajtje të mrekullueshme nga jashtë zone.

Gjithsesi, entuziazmi i vendasve ka zgjatur vetëm tetë minuta, duke parë se bardhekuqtë kanë gjetur golin e barazimit me Kramaric, i cili ka shënuar me kokë pas një pasimi të saktë të marrë nga Mario Mandzukic.

Në pjesën e dytë, Kroacia ka patur mundësinë për të përmbysur gjithçka, por goditja e Ivan Perisic ka përfunduar në shtyllën e majtë. 12 minuta më pas ka ardhur rasti i vendasve për të rrezikuar, me goditjen e fuqishme me kokë të Aleksandr Erfokhin, që ka përfunduar sipër traversës.

Pasi koha e rregullt është mbyllur në barazim 1-1, Kroacia ka realizuar golin e fitores në pjesën e parë të shtesës, me Vida që ka shënuar me kokë në minutën e 101-të pas një goditje nga këndi të Modric. Rusia, gjithsesi, nuk është dorëzuar dhe është hedhur në sulm për golin e barazimit, të cilin e ka gjetur në minutën e 115-të, kur Mario Fernandes ka mposhtur portierin Subasic me një goditje të saktë me kokë.

Barazia ka zgjatur deri në minutat e fundit të fundit të shtesës dhe dy ekipet i janë drejtuar pikës së bardhë, prej ku kanë dalë të fituar kroatët me rezultatin 5-3. Smolov dhe Fernandes kanë gabuar për rusët, Kovacic për kroatët.

Në gjysmëfinale, që do të luhet 11 korrikun e ardhshëm në orën 20:00, kroatët do të përballen me Anglinë.

https://streamable.com/fz32z

Related posts

Pas humbjes në Champions, Guardiola kundër lojtarëve: Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë

Q.Autor

Arlind Kalaja firmos zyrtarisht për 2 vite me Kukësin

Sadik.Autor

NEYMAR MUNGON PREJ KOHËSH TEK PSG PËR SHKAK DËMTIMI/ Trajneri Pochettino jep lajmin e madh: Rikuperimi po ecën mirë, por…

Delo.autor

Leave a Comment