Futboll Sport

Miqësore me “aromë” Superlige, Kastrioti “shkatërrohet” në Durrës

Teuta dhe Kastrioti kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Durrës, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Një sfidë kjo që do ta shohim edhe gjatë kampionatit, duke qenë se krutanët janë ngjitur në elitë.

Sfida përfundoi me rezultatin e thellë 4-1 për durrsakët, një humbje e dytë pas asaj kundër Laçit disa ditë më parë, duke treguar edhe një herë që Kastrioti ndoshta nuk është në gjendjen e duhur për të përballuar Superligën.

Golat e këtij takimi për Teutën u shënuan nga Camara, Latif, Gashi dhe Vila, ndërkohë që ditën e martë lojtarët e drejtuar nga Bledi Shkëmbi do të nisen drejt Ohrit për të vijuar përgatitjet.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Gol KUQEZI tek BAYERN/ Talenti SHQIPTAR shënon në fitoren e bavarezëve

Isa.Autor

KORONAVIRUSI/ Duket e pashmangshme, ja çfarë vendimi pritet të merret për Europianin!

Delo.autor

ALARMOHET REALI I MADRIDIT/ Vinicius dëmton Benzemanë në stërvitje dhe…

F.autor

Leave a Comment