MMA Sport

PËRBALLJA NDAJ DUSTIN POIRIER/ McGregor sfidon Khabib: Unë di si ta mund, ndaj ka frikë të duelojë me mua

Conor McGregor do të rikthehet në kafaz këtë fundjavë, ku do të përballet ndaj Dustin Poirier në eventin UFC-157. Gjithsesi, irlandezi e ka mendjen te një revansh i mundshëm ndaj rusit Khabib Nurmagomedov. Ky i fundit deklaroi se mund të rikthehet në kafaz nëse rivalët e tij do t’i ofrojnë diçka spektakolare, që ta bindin të duelojë sërish.

“Mua më hoqën titullin e peshës “featherweight” (pesha deri 66kg) pa më ofruar as edhe një rival, ndërsa Khabib i japin kohë. Ndërkohë që sapo kisha fituar edhe titullin e peshës së lehtë. Unë mendoj se ka ardhur koha që edhe mua të më ofrojnë të njëjtin trajtim, të dueloj për titull. Ky ka për të qenë një vit shumë i zënë për mua”, tha McGregor.

“Unë jam kampioni, pasi titulli mu hoq pa dueluar. Ne dueluam në vitin 2018, Khabib kapërceu kafazin dhe më la të dueloja me anëtarët e familjes së tij. Ceremonia pas garës nuk u zhvillua asnjëherë. Ndaj, e ndjej që jam ende kampion dhe këtë gjë do ta vërtetoj”, u shpreh irlandezi.

“Mendoj se ai ka frikë nga unë, për këtë gjë jam i sigurt. Dhe nuk i vë faj. Unë e di saktësisht se me çfarë përballen. Unë duelova me versionin më të mirë të Khabib dhe ai u përball me versionin tim më të keq. Ai e di këtë gjë edhe unë e di. Unë i kam të gjitha përgjigjet se si ta mund atë njeri. Ai nuk mund të mashtrojë njerëzit për kaq shumë kohë. Nëse është tërhequr, i uroj më të mirën. Unë jam ai që jam, ndodhem në majë dhe koha do ta tregojë këtë gjë”, tha McGrehor.

Related posts

PAMJE EMOCIONUESE/ Ter Stegen: Barcelona, më shumë se një klub. Është shtëpia ime (VIDEO)

Delo.autor

FINALJA E KUPËS SË BULLGARISË/ Tifozët thyen distancimin social, federata gjobitet nga Ministria e Shëndetësisë

Delo.autor

RUDIGER KAFSHON POGBA/ Francezi e fal por UEFA mund të hap hetim (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment