Futboll Premier League Sport

MIQËSORJA E LUKSIT/ Manchester City përballet me “makthin” Liverpool

Manchester City mund të ketë dominuar në Premier League sezonin e kaluar, por nuk është favorit në ndeshjen që do të luajë mëngjesin e së enjtes (02:00) kundër Liverpool në International Champions Cup. Kjo ndodh për shkak të mungesave të shumta të “Qytetarëve”.

Pjesa më e madhe e titullarëve janë akoma me pushime, me një listë që përfshin Ederson, Kyle Walker, Nicolas Otamendi, Vincent Kompany, Fernandinho, David Silva, Kevin De Bruyne, Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Sergio Aguero. Në të vërtetë, ekipi që Pep ka marrë në Amerikë nuk është i keq, duke parë se ka në përbërje Riyad Mahrez, Leroy Sane, Aymeric Laporte dhe Phil Foden.

Por, në krahasim me Liverpool, ka një diferencë të theksuar për sa i takon yjeve. Kjo u duk qartë kurë City u përball me Dortmund në fundjavë, me Gotze që realizoi golin e fitores 1-0 pas vetëm 28 minutash lojë. Edhe “Të Kuqtë” kanë luajtur kundër verdhezinjve, që kanë fituar me rezultatin 3-1. Megjithatë, ndryshe nga Pep, Klopp ka patur mundësinë të marrë një skuadër me të vërtetë të fortë në Amerikë.

Alisson, portieri i sapo blerë për një shifër rekord, është akoma pushim, por Nathaniel Clyne, Joel Matip, Virgil van Dijk, Andy Robertson, Adam Lallana, Fabinho dhe Divock Origi kanë qenë titullarë kundër Dortmund.

Jo vetëm kaq, por Naby Keita është gjithashtu i pranishëm dhe, pavarësisht se nuk luajtën kundër Dortmund, Mohamed Salah dhe Sadio Mane janë pjesë e ekipit. Ka një mundësi që të shohim dy të tretat e tredhëmbëshit sulmuesit të Liverpool kundër Manchester City dhe kjo gjë, zakonisht, do të thotë se golat nuk do të mungojnë.

Statistika

– Liverpool ka fituar tri ndeshjet e fundit që ka luajtur kundër Manchester City dhe janë shënuar të paktën 3 gola në 14 nga 17 ndeshjet e fundit që janë luajtur mes këtyre dy skuadrave.

– Një nga këto takime ka qenë një barazim 2-2 i regjistruar në edicionin e 2014-ës të International Champions Cup, me Liverpool që fitoi me penallti.

– Shtatë nga dhjetë ndeshjet e luajtura nga Manchester City në International Champions Cup kanë sjellë të paktën tre gola.

– Liverpool ka gjetur rrugën e golit në shtatë nga tetë ndeshjet e luajtura në International Champions Cup.

Related posts

EURO 2020/ Kosova “provë force” ndaj rivalëve direkt në grup

Delo.autor

E ARDHMJA E POGBAS/ “Djatë e Kuq” hap “dritën jeshile” tek Juventusi, ja lojtari që kërkon në këmbim

Delo.autor

THELLOHET HENDEKU/ 5 klubet angleze zyrtarizojnë tërheqjen nga Super Liga Europiane

Delo.autor

Leave a Comment