Futboll Premier League Sport

YLLI FRANCEZ DREJT LARGIMIT/ Pogba “fundos” Manchester United, zhvlerësohet me shifrën…

Kjo verë në ardhje mund të jetë koha, kur Paul Pogba të largohet nga Manchester United, pas shumë zërash në këtë drejtim. Sigurisht, ylli francez është zhvlerësuar ndjeshëm, pas këtyre muajve praktikisht pasiviteti të plotë, larg fushave të blerta. Pogba ka luajtur vetëm 610 minuta në këtë sezon, për shkak të një dëmtimi të panjohur në këmbë. Edhe pse sezoni filloi mirë, ai nuk ka luajtur që nga 26 dhjetori kundër Newcastle. Tani, kur i ka mbetur një vit në kontratën e tij, asnjë klub nuk do të ishte i gatshëm të paguante miliona për të. Kushdo i interesuar për të do të priste më mirë të dilte lojtar i lirë, verën e vitit të ardhshëm.

Sipas spanjolles “AS”, kampioni botëror me Francën kushtonte 180 milionë euro verën e kaluar, ndërsa kur të hapet merkatoja sërish, pas disa muajsh, ky çmim pritet të jetë vetëm 60 milionë euro. Pra, Pogba është zhvlerësuar me rreth 120 milionë euro në një vit. Lejimi për t’u larguar me kosto zero vitin e ardhshëm, çka duket një strategji e kalkuluar mirë nga menaxheri i francezit, do të ishte “biznesi” më i keq i “Djajve të Kuq”, në historinë e tyre. Edhe 60 milionë euro, nëse e shet këtë verë, nuk do të ishte një shifër shpaguese e vërtetë.

Vetëm disa muaj më parë, Real Madridi dhe Juventusi dukej se ishin shumë të interesuar për këtë lojtar. Me kalimin e kohës dhe mosaktivizimin e tij, janë ftohur edhe këto mundësi. Pavarësisht situatës aspak pozitive, Mino Raiola vazhdon të sqarojë qëllimin e lojtarit të tij për t’u larguar nga “Old Trafford”. Në deklaratat e fundit, ai e bëri të qartë dëshirën e kampionit të botës për t’u rikthyer në Itali, “në shtëpinë e tij”. Ky mund të jetë një realitet i kësaj vere, por do të shohim me çfarë çmimi…

Related posts

VIDEO/ Kevin Gameiro çon në epërsi Atleticon. Ja goli

Q.Autor

MBETEN DY OBJEKTIVAT KRYESORË/ “Topçinjtë” huazojnë mesfushorin e Barcelonës…

Delo.autor

Dueli në distancë për Këpuca e Artë, Sowe “përshëndet” Gurin

Sadik.Autor

Leave a Comment