Futboll Sport

Momenti i yjeve të Botërorit, cilët janë lojtarët më të kërkuar

Botërori i futbollit po i shërben emisarëve të shumë ekipeve europiane për të gjetur elementë cilësorë në merkato, që deri më tani nuk ishin vënë plotësisht në dukje dhe kanë spikatur jo pak talente që të paktën kanë dyfishuar çmimin e tyre në treg. Jordan Pickford është nga ata që ka fituar më shumë admirues mes ekipeve që duan një portier të ri.

Talenti i kombëtares angleze zbarkoi një vit më parë te Everton për 29 milionë Euro, por basti i fituar i trajnerit Southgate tani ka vëmendjen e shumë gjigantëve kontinentalë.

Një zbulim ishte mbrojtësi i Stuttgartit, Pavard, që shënoi një nga golat më të bukur të turneut. Francezi kandidohet për krahun e djathtë të mbrojtjes në një skuadër në Champions. Bayern, Tottenham dhe dy ekipet e Manchesterit kanë nisur të interesohen.

Një ikonë e Anglisë në këtë botëror, Harry Maguire do të kthehet në shtëpi për të firmosur rinovimin tashmë të majmë te Leicester City, por aftësitë e tij në luftën në ajër dhe taktika po tërheqin ekipet më të mëdha të Premier Ligës.

Ante Rebiç kaloi pa lënë shenjë te Fiorentina por në këtë botëror është rritur shumë, ashtu si vlerësimi në merkato që kap 50 milionët. Nuk do të qëndrojë te Eintrachti i Frankfurtit pas finales, pasi Bayern dhe të tjerë e duan me ngulm.

Golovin ishte transferimi më i diskutueshëm i botërorit, deri kur Ronaldo te Juve cilësohet diçka e çmendur. Por për momentin mesfushori rus i kthyer në hero kombëtar pas paraqitjeve këtë verë, është shumë pranë Chelseat.

Related posts

REAL-BARÇA/ Notat e lojtarëve: Suarez më i miri, zhgënjen Varane

F.autor

“DUHET T’I THEMI JO RACIZMIT”/ Dani Alves: Duhen dënime më të ashpra. Na duhet një… (FOTO)

Delo.autor

Milani godet në merkato/ Kuqezinjtë arrijnë marrëveshjen me yllin 24-vjeçar

Sadik.Autor

Leave a Comment