Futboll La Liga Sport

MERKATO E VERËS/ Real Madrid nuk ndalet, kërkon t’i vjedhë një tjetër lojtar Bayern me formulën e Alaba

Bajern Mynih është kthyer në një nga klubet më të preferuar për Real Madrid. Madrilenët “peshkojnë” herë pas here në radhët e një prej klubeve rivale në arenën ndërkombëtare dhe kanë arritur disa herë të marrin yje me një kosto shumë të ulët.

Në dekadën e fundit ndodhi me Kros, të cilin e paguan vetëm 25 milionë euro, apo së fundmi me Alaba, të cilin e afruan me parametër zero. Por spanjollët nuk ndalen këtu, pasi mediat gjermane kanë mësuar se ata kanë filluar të bëjnë lëvizje të rëndësishme për të siguruar një ”po” nga Leon Goretzka. ”Bild” ka mësuar se Reali ka njoftuar lojtarin se interesohet për të, por thjesht duhet të presë edhe një vit.

Goretzka është në vitin e fundit të kontratës dhe ashtu siç bëri Alaba para tij, ka refuzuar rinovimin me klubin e Bajernit pasi nuk është kënaqur nga oferta ekonomike që i kanë bërë. Mesfushori i përfaqësueses gjermane është një emër shumë i kërkuar në merkato ndaj mendohet se ai nuk do të rinovojë që të ketë sa më shumë opsione në verën e ardhshme.

Profili i tij është perfekt për Realin, i cili është gati të pranojë kërkesat ekonomike të lojtarit, duke llogaritur se emra si Modriç e Kros nuk janë më në rininë e tyre dhe duhen lojtarë cilësorë për të rinuar këtë repart. Edhe 26-vjeçari duket se tërhiqet nga ideja për të luajtur në Madrid e si rrjedhojë, palët po shkojnë drejt firmës në akordin mes tyre në verën e ardhshme

Related posts

NË ITALI JANË TË SIGURTË/ Gattuso: IBRA? Pyesni Maldinin dhe Leonardon

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Shorti tremb MILANIN: Ja kundështarët e mundshëm të “DJALLIT” (FOTO)

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Morata shënon golin e fitores mes kritikave, Lazio bie në Frankfurt

Isa.Autor

Leave a Comment