Futboll Seria A Sport

Monchi thumbon milanezët : Nuk duam të përfundojmë si Milan dhe Inter

Ditë të nxehta për Roma-n, që ka qenë shumë aktive në merkato. Me rastin e prezantimit të Justin Kluivert, ka folur edhe drejtori sportiv i verdhekuqve, Monchi, i cili nuk i ka kursyer thumbat ndaj Milan dhe Inter.

“Nuk dua të bëj gjëra që të vënë në vështirësi klubin. Të shohim një shembull të kohëve të fundit të një skuadre të rëndësishme të Italisë që ka dështuar, një shembull i një ekipi shumë të fortë që aktualisht nuk mund të luajë në Europë (i referohet Milan-it). më pas ka nga ata që nuk mund të ndërtojnë ekipin ashtu sid duan për shkak të vendimeve të UEFA-s (i referohet Inter-it)”, ka thënë Monchi.

“Unë jam këtu për të ndërtuar skuadrën më të fortë të mundshme për shumë vite dhe jam i bindur në 100%, jo në 99%, se do t’ia dal. Them vetëm një gjë: vitin e kaluar kemi thënë të njëjtat gjëra për Salah, Rudiger, Paredes. Skuadra ka bërë më mirë se në dhjetë vitet e fundit. është bukur të flasësh për ambicie, por duhet të përdorësh kokën”, ka përfunduar drejtuesi i Roma-s.

Related posts

JEMI NË EURO 2024! Një pikë e artë i siguron Shqipërisë biletën për në Gjermani

F.autor

Walcott flet si lojtar i Evertonit: Do të angazhohem që klubi të ngritet në një nivel tjetër

Q.Autor

Gafa e Batshuajit gjatë festimit, 100 mijë “tallje” për 30 minuta

Sadik.Autor

Leave a Comment