Futboll Gossip Sport

Moratta bëhet baba i binjakëve, dedikim të veçantë për bashkëshorten

Menjëherë pas sfidës Chelsea-Inter, ku Alvaro Moratta zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë para teknikut të ri, Sarri, sulmuesi spanjoll ka udhëtuar menjëherë drejt Italisë, pranë qytetit të Venezias.

Kjo pasi bashkëshortja e tij, Alice Campello ishte e shtruar në maternitet, në pritje për të sjellë në jetë dy djemtë binjakë të çiftit. Gjithçka shkoi me sukses dhe paraditen e sotme Alvaro Moratta prezantoi dy djemtë e tij, Alessandro dhe Leonardo, të cilët lindën të shëndetshëm.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, sulmuesi spanjoll i Chelseat nuk e ka fshehur lumturinë e të bërit për herë të parë prind, ndërsa falënderon pa masë bashkëshorten e tij.

Ja statusi i plotë i sulmuesit Moratta:
“Erdhi dita. 29 korrik 2018, një ditë që nuk do ta harroj kurrë. Pritja ishte e gjatë, shumë e gjatë. Kanë kaluar vetëm 9 muaj, por për ne kanë qenë 3 vjet. Unë nuk kam fjalë për t’ju falënderuar. Alice, faleminderit që më ke bërë dhuratën më të bukur dhe më të pabesueshme në botë. Çdo ditë që unë të njoh, falënderoj Perëndinë që të solli në rrugën time, sepse ti je guri i themelit të jetës sime. Në këto muaj ti ke luftuar si një luaneshë, unë nuk mund të jem më tepër se kaq shumë krenar për ty; net të shumta në spital, çdo ditë e dehidratuar, ditë të tëra së bashku në shtrat, pa qenë në gjendje të lëviznim … por në fund mbërriti çasti, mbërriti dhe ia vlen. Mirë se vini në botë, Alessandro dhe Leonardo. Unë kërkoj vetëm që të jeni të shëndetshëm dhe të lumtur në sajë të dashurisë që “merr frymë” në shtëpinë tonë, në familjen tonë. Së fundi dua të falënderoj mjekët, të cilët na kanë ndihmuar në këto muaj të vështirë, dhe mbi të gjitha, të gjithë njerëzit që punojnë në spital, për dashamirësinë dhe ndjeshmërinë e tyre.

Related posts

MBËSHTETJE E KUFIZUAR PËR AZERËT/ Ja çfarë e favorizon Partizanin në Baku

Delo.autor

Botërori 2018/ Vincente Del Bosque nxjerr në pah defektet e Anglisë

Sadik.Autor

E RRALLË/ Godet shokun e skuadrës me kokë, arbitri nuk ia kursen kartonin e kuq (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment