Futboll Seria A Sport

HYSAJ TEK CHELSEA/ Avokati i Napolit ia pret shkurt ekipit anglez

Çelsi zyrtarizoi në krye të pankinës së tij, ish-trajnerin e Napolit, Maurisio Sarri. Pas kalimit të trajnerit në Angli po flitej edhe për një kalim të shqiptarit Elseid Hysaj të cilin ekipi londinez e kërkonte edhe më parë.

Tashmë Çelsi nënshkroi me Zhorzhinjon dhe ka qenë avokati i Napolit, Matia Grasani i cili deklaroi se asnjë futbollist tjetër i Napolit, nuk do të shkojë të “TheBlues” për shkak të Sarrit.

“Më lejoni t’ju them fillimisht, se këto ditë më kanë vendosur mua përpara dy njerëzve kampion, si Aurelio De Laurentis dhe Andrea Kiaveli. Gjithmonë ka pasur një marrëdhënie të mirë mes Çelsit dhe Napolit, prej disa vitesh. Sarri ka qenë te Napoli prej 3 vitesh dhe tashmë drejton ekipit anglez. Megjithatë presidenti i klubit italian është i qartë me vendimin e tij, ai zgjedh të ruaj integritetin e grupit”, deklaroi Grasani.

 

Related posts

LEGJENDA E ROMËS/ Dëshirë e mbetur peng, Totti: Këta dy lojtarë i doja në Romë

Isa.Autor

HARRON KANE DHE MBAPPE/ Real Madrid ofron 74 milionë euro për yllin e “Topçinjve”…

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Gjigantët e Premier League futen në garë për Kumbullën

Delo.autor

Leave a Comment