Sport

Nadal përmbys Del Potro dhe shkon në gjysmëfinalet e Wimbledon

Rafael Nadal dhe John Isner janë dy gjysmëfinalistët e fundit të grand slemit të Wimbledon për meshkuj, pas fitoreve të arritura ndaj rivalëve, respektivisht ndaj Juan Martin Del Potro dhe Milos Raonic. Ndërkohë që, më herët u kualifikuan edhe Kevin Anderson (mundi 3-2 Roger Federer) dhe Novak Djokovic (mundi 3-1 Kei Nishikori).

Maratonë ndeshja mes Nadal dhe Del Potro, që zgjati gati 5 orë, një përballje që dhuroi spektakël dhe emocione deri në fund. Nadal, numri 1 në botë, fitoi 3-2 (7-5, 6-7, 4-6, 6-4, 6-4), një ndeshje që pati shumë luhatje në lojën e dy tenistëve. Argjentinasi Del Potro nuk arriti ta fitojë sfidë edhe pse udhëhiqte 2-1 me sete, pasi në fund Nadal arriti të përmbysë shifrat, falë përvojës. Në gjysmëfinale, spanjolli do të luajë ndaj Novak Djokovic.

Gjysmëfinalja tjetër është ajo mes Kevin Anderson dhe John Isner, me këtë të fundit që fitoi me përmbysje 3-1 (6-7, 7-6, 6-4, 6-3) ndaj kanadezit Milos Raonic. Ky i fundit fitoi në “tie break” setin e parë, por pikët shtesë i japin fitoren edhe amerikanit në setin e dytë, që më pas ngre ndjeshëm nivelin e lojës së tij, duke fituar edhe dy setet e tjera e krejt takimin.

Related posts

“MBRETI MANAJ”/ “Tripleta” e tij me Barçën është historike! (VIDEO)

Delo.autor

TRADHËTON ARGJENTINËN/ Maradona zgjedh ekipin e tij më të mirë

Delo.autor

THUAJSE NJË SKUADËR NGA E PARA/ Ja sesi mund të rreshtohet Kukësi gjatë sezonit të ri…

Delo.autor

Leave a Comment