Futboll Seria A Sport

JUVENTUS FITOI TITULLIN E 9 RADHAZI/ De Laurentiis kritikon Sarrin: Ka bërë disa budallallëqe që mund t’i kishte…

Sezoni i Maurizio Sarri-t tek Juventus ka qenë shumë i komplikuar.

Bardhezinjtë kanë fituar kampionatin e nëntë radhazi, por loja nuk ka bindur. Në orët e fundit kanë ardhur edhe kritikat e presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis, kundrejt trajnerit bardhezi.

“Titulli i fituar nga Juventus me Sarri-n? Ishte një gjë normale, jeni befasuar? Sarri mbetet në zemrën time për ato tre vite që kemi kaluar bashkë, duhet ta falënderoj gjithmonë”, ka thënë De Laurentiis për Sky Sports.

“Më pas të gjithë bëjnë disa budallallëqe dhe ai ka bërë 2 ose 3 që mund t’i kishte shmangur. Po të kishte qëndruar te Napoli mund të na kishte ndihmuar të fitonim titullin në dy vite, por ka preferuar të mos rrezikojë për të mos prishur atë që kishte bërë këtu dhe ka shkuar tek Juventus, por nuk besoj se është ndier shumë mirë atje”.

Related posts

NUK KANË FUND PROBLEMET/ Lajme të këqija për Man United, mbrojtësi dëmtohet përsëri

Isa.Autor

PROKURORIA DËNON VËLLAIN E MESSIT/ 2 vite e gjysmë burg për Matiasin për shkak të…

Sadik.Autor

NUK MJAFTON RONALDO/ Ja kush janë ekipet që kanë fanellat më të shtrenjta në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment