Futboll Premier League Sport

Ndërron jetë legjenda e Tottenham, vuante nga tumori në tru

Legjenda e Tottenham, Alan Gilzean ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare pas një beteje të shkurtër me sëmundjen prej të cilës vuante. Ish-sulmuesi i Spursave vdiq më 8 korrik, vetëm pak javë pasi u zbulua se po vuante nga një tumor në tru. Gilzean u bë idhull për tifozët e Tottenham gjatë karrierës së tij dhjetëvjeçare në këtë klub, ku ka zhvilluar 300 ndeshje.

Miku i tij, ish-sulmuesi anglez, Jimmy Greaves i ka kushtuar një status të ndjerit pasi është njohur me lajmin e hidhur.

“Lajm i trishto sot. Alan Gilzean ka ndërruar jetë. Ngushëllime për familjen e tij. Ai ishte një njeri i dashur dhe padyshim një nga më të mirët e të gjithë kohërave te Spurs”- ka shkruar 78-vjeçari në profilin e tij në “Twitter”.

Gilzean ka lindur në Skoci. Ai e filloi karrierën e tij me Dundee, ku shënoi 169 gola në 190 ndeshje të zhvilluara. Ai ishte një nga kontribuuesit kryesore për klubin që fitoi ligën skoceze në vitet 1961-62 dhe pastaj arriti në gjysmëfinale të Kupës së Evropës sezonin e ardhshëm. Tottenham vendosi që t’a blejë atë në dhjetor të vitit 1964 për një shumë prej 72.500 mijë paund. Sulmuesi zgjodhi që të luajë me gjigantët e Premier League, pavarësisht interesit që pati edhe skuadra italiane e Torinos. Ai shënoi 93 gola për Spurs në 343 ndeshje të luajtura dhe ishte pjesë e skuadrës fituese të FA 1967.

Ai kaloi dhjetë vite në Londrën e Veriut para se të tërhiqej përfundimisht nga futbolli në vitin 1974 pas humbjes të Tottenham në finalen e ‘Uefa Cup’ në Feyenoord.

Gilzean, ka shenuar 12 herë për kombëtaren skoceze në 22 ndeshjet ku është aktivizuar. Gjithashtu luajti shkurtimisht në Afrikën e Jugut për Highlands Park FC. Për një sezon udhëhoqi si trajner ekipin Stevenage Atletic (1975-1976).

Related posts

Nuk kanë vetëm talente por edhe eksperincë/ Belgjika pretendon Botërorin në Rusi

Sadik.Autor

FRIKA NGA “KORONAVIRUSI”/ Gjendet zgjidhja për sfidën Milan-Genoa

Delo.autor

BOTËRORI “KATAR 2022″/ Kroaci, Gjermani, Spanjë dhe Belgjikë. Emocione të forta, pretendentët zbresin sot në fushë

F.autor

Leave a Comment