Futboll Sport

Ndodh dhe kështu/ Ftesë në lidhje direkte për Pogba: Mos harro të vish tek Juventus… (VIDEO)

Në atë që është pagëzuar si dita e Cristiano Ronaldo-s tek Juventus, nuk mungojnë zërat për lëvizjet e tjera të mundshme që bardhezinjtë mund të bëjnë në merkato.

Një nga emrat më të përmendur në këtë merkato të çmendur vere ka qenë ai i Paul Pogba. Një operacion shumë i vështirë, por jo i pamundur, siç ka treguar blerja e CR7. Ndërkohë, ka menduar Blaise Matuidi për të ndezur ëndrrat e popullit bardhezi me një lidhje direkte në Instagram.

Ai ka thirrur pranë vetes Pogba dhe i ka thënë: “Mos harro të vish tek Juventus”. Në këtë pikë, ylli i United është përgjigjur duke thënë: “Ooooo, Zonja e Vjetër, Zonja e Vjetër…”. Fjalë që nuk përfaqësojnë një të dhënë për merkaton, por që gjithsesi kanë ndezur entuziazmin e tifozëve.

Në fillim duhet bindur Mourinho dhe United për një operacion me kosto rreth 60 milionë euro, që do ta shtynte Juventus të sakrifikonte disa lojtarë të ekipit, si Khedira dhe Alex Sandro, të cilët pëlqehen nga trajneri portugez.

Related posts

PO SHKËLQEN NË TURQI/ Nuk ndalet sulmuesi Manaj, shënon gol dhe hap rrugën e fitores për ekipin e tij (VIDEO)

Delo.autor

KA SHËNUAR 7 GOLA NË ITALI/ BARÇA gati për të transferuar “Lewandowskin e ri”

Isa.Autor

KRITIKON ASHPËR YLLIN E ITALISË/ Ordine: Komedia e Immobiles stonon te shfaqja e bukur “Azzurre”, ai duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment