Futboll Premier League Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Mourinho nuk është i kënaqur me fazën përgatitore

Trajneri Jose Mourinho thotë se Manchester United do të jetë ketë një disavantazh në krahasim me klubet e tjera të Premier League kur të fillojë sezoni.

Unitet aktualisht është duke zhvilluar fazën përgatitore në Amerikë pa lojtarë si Lukaku, Pogba, Fellaini, Rashford dhe Lingard, që po pushojnë pas Kupës së Botës.

“Kushtet janë shumë të mira, si gjithmonë,” shprehet Mourinho.“Kam vendosmërinë e madhe të njerëzve që janë të përfshirë në procesin e përgatitjes. “Jam i lumtur me ndeshjet, evolucionin e ndeshjeve, por nuk kam lojtarët për të punuar. Po të shohësh konkurrentët tanë në Premier League, ata nuk kanë problemin tonë.

“Nëse sheh lojtarët e Chelsea-t dhe Liverpool që janë në fazën përgatitore, sidomos ato dy ekipe dhe Arsenal, mendoj se po të na krahasosh do të dallohet ndryshimi. “Ndërsa City dhe Tottenham janë në të njëjtën situatë me ne.”

Related posts

LIVE/ Chelsea-Watford, Higuain thellon shifrat për “Blutë e Londrës”

Delo.autor

PO SHKËLQEN/ France Football: Strakosha në formacionin e javës në Europa League

Isa.Autor

NATIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Allianz Stadium”, Belgjika realizon 2 gola në 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment