Futboll Sport

Ndodh edhe në Angli, lojtarët braktisin ndeshjen shkaku i pagave

Në Kosovë ka ndodhur shpesh por tani ka ndodhur edhe në Angli, pasi që një ndeshje miqësore nuk është zhvilluar për shkak se klubi kishte javë që nuk ju kishte paguar lojtarëve pagat
Lojtarët e Bolton Wanderers’ e kanë braktisur sot fushën pasi që janë në një “pozitë të pamundshme” për të luajtur pasi që ka javë që nuk i janë paguar pagat dhe bonuset nga klubi.

Kjo ishte një miqësore mes një klubi të Championshipit që do të mbahej të shtunën por që është anuluar, me skuadrën nga “Premiershipi” skocez, St Mirren, që ka thënë se gjërat kanë dalur jashtë kontrollit te tyre.

Në një deklaratë të lëshuar nga Bolton News, skuadra ka thënë se trajtimi nga klubi është “totalisht i papranueshëm”, transmeton GazetaExpress.

Boltoni mposhti Nottingham Forestin në ditën e fundit të sezonit për të mbetur në Championship.

“Gjatë dy sezonëve të kaluar ne si klub kemi pasur përvoja të papranueshme pavarësisht se ne arritëm të promovohemi në Championship dhe arritëm te mbetemi në ligë sezonin e fundit. Gjatë dy viteve, në disa raste të ndryshme lojtarët e kontraktuar nuk janë paguar me kohë. Kjo ka kulmuar kur lojtarë të caktuar nuk kanë marrë pagat e tyre të qershorit”, thuhet në këtë komunikatë.

“Në çdo rast që ka ndodhur kjo ne nuk kemi marrë ndonjë paralajmërim apo arsye se pse. Ne besojmë se kjo është totalisht e papranueshme pas tërë kësaj përpjekje tonën ne dy sezonet e fundit”.

 

Related posts

NDËRHYRJE BRUTALE NDAJ SERBIT/ Basha humbet derbin dhe njihet me vlerën e gjobës (VIDEO)

Delo.autor

MUNDI KAMZËN/ Mezani: Jemi ende në presion, ja çfarë ka ndryshuar tek Luftëtari

Isa.Autor

DRAMA E YLLIT TË BARCELONËS/ “Xhevahiri” Fati operohet në sekret, por ndoshta nuk mjafton

Delo.autor

Leave a Comment