Futboll Sport

Griezmann tregon pse nuk e festoi golin kundër Uruguait

Mesfushori i Francës, Antoine Griezmann ka thënë se për të ishte “normale” që mos të festoi golin e tij kundër Uruguait që e shënoi të premten në çerekfinale
Griezmann as nuk qeshi, apo festojë pasi shënoi golin e tij me fat, pasi që portieri Muslera nuk arriti ta priste edhe pse e pati në duar.

Ylli francez ka shoqëri të ngushtë me disa lojtarë të Uruguait, derisa mesfushori Nahitan Nandez e kishte quajtur atë para ndeshjes si “gjysme uruguaian”, transmeton GazetaExpress.

Ai po ashtu ka luajtur kundër shokut të tij të skuadrës në Atletico Madrid, Diego Godin – që është kumbara i vajzës se Griezmannit – dhe Jose Maria Gimenen të cilëve ju dha një lamtumirë prekëse në fushë pas ndeshjes.

“Nuk desha të festojë në fushë – jam shumë i lumtur, por edhe i mërzitur për shokët e mijë te Atletico”, tha Griezmann për TF1. “Ishte hera e parë që luaja kundër Uruguait, kështu që kisha shumë emocione. Me pëlqen kultura e Uruguait dhe njerëzit e këtij vendi”.

Related posts

PAS DISFATËS NDAJ SOCIEDADIT/ Real Madridi dhe Ramos prekin fundin, mbrojtësi rrezikon shumë

Delo.autor

LIVE/ Everton-Manchester United, Walcott “trullos” Djajtë e Kuq”

Delo.autor

PROBLEME PËR INTER/ Barcelona kërkon ndihmën e super menaxherit për transferimin e sulmuesit…

Delo.autor

Leave a Comment