Futboll Sport

Ndryshim brezash, Anglia përcjell të vjetrit. “Tre luanët” me sytë nga e ardhmja

Përfundimi i Botëror it në fazën gjysmë finale mund të jetë fundi me kombëtaren për disa prej anglezëve. Rikthimi i krenarisë së madhe kombëtare dhe dashuria për përfaqësuesen e rritur në nivelet maksimale bën që secili prej tyre të marrë me vete një pjesë të kësaj lavdie. Gjithashtu, trajneri Gareth Sauthgejt, pasi vendosi një lloj rekordi me skuadrën e tij të re, do të kërkojë ndryshimet e nevojshme për vazhdimësinë.

E ARDHMJA – Gjithçka u arrit deri më tani, deri në katërshen e Botërorit, e bën Anglinë që të vendoset menjëherë në pozita pune për të planifikuar Europianin “Euro 2020”. Nga vëzhgimi i bërë prej “Daily Mail”, është analizuar çfarë mund të ndryshohet dhe çfarë pritet që të vijë si risi në skuadër për kompeticionin e ardhshëm.

TRAJNERI – Duket se askush tjetër veçse Sauthgejt nuk do të jetë në krye të Kombëtares për kompeticionin e ardhshëm. Nga sa është bërë deri më tani, Federata Angleze, me këtë teknik, jo vetëm që do të konfirmojë arritjen, por edhe do të kërkojë diçka më shumë në Europian duke planifikuar njëherësh edhe “Katar 2022”. Sauthgejt ka vend për trishtim nga sa ndodhi me Kroacinë, por edhe që të ketë një përvojë ekstra për çfarë u bë.

KAPITENI – Herri Kejn duket i vendosur për të qenë në udhëheqje të Anglisë për një kohë të gjatë. Është vetëm 24 vjeç dhe ambiciet e tij marrin hov, gjë e cila premton shumë për “Tre Luanët”.

Related posts

KOSOVË-ÇEKI/ Mesfushori Muslija: Sot është dita! Le të luftojmë… (FOTO)

Delo.autor

“IBRAHIMOVIC? ËSHTË NJË MONUMENT”/ Giroud: Objektivat? Mendoj se këtë vit kemi të gjitha mundësitë për…

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Shakhtar shkatërron Basel, Ocampos hero te Sevilla

Delo.autor

Leave a Comment