Futboll Premier League Sport

Jurgen Klopp shpjegon me detaje pse e mori Xherdan Shaqirin te Liverpooli

“Aftësitë për të luajtur në pjesë të ndryshme të fushës, përkushtimi dhe disiplina të tij kanë bërë që unë ta sjell Shaqirin në Liverpool”, ka shpjeguar Jurgen Klopp.

Kosovari u bë blerja e tretë e klubit të “kuq” të Anglisë këtë verë ku sot kaloi testet mjekësore dhe nënshkroi kontratë afatgjate me skuadrën nga Melwood. Shaqiri ju bashkua Reds pas tri viteve në Premier Ligë me Stoke City ku pati 84 paraqitje dhe shënoi në total 30 gola dhe asisite, teksa më parë ka luajtur për Interin, Bayernin dhe FC Baselin.

Klopp pëlqen lëvizshmërinë në çdo kënd të fushës, aftësitë dribluese dhe personalitetin, e që të gjitha këto kanë bërë që ai ta afrojë 26-vjeçarin në radhët e ekipit të tij në kohën dhe momentin e duhur.

“Kur dikush si Xherdani është i gatshëm, duhet vepruar nëse je i mençur, dhe ne jemi të tillë”, tha trajneri për Liverpoolfc.com.

“Ai është i shpejtë dhe driblues, e kontrollon arrogancën në fushën e futbollit, një trim i vërtetë për të luftuar për top dhe ka influencë në lojë. Të luash me ne këto janë kërkesat themelore”, ka thënë Klopp.

Related posts

THELLOHET SKANDALI/ RONALDO pranon PËRDHUNIMIN: I kërkoj NDJESË që…

Isa.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan “hedh rrjetat” në Francë, gati oferta për lojtarin e Lille…

Delo.autor

LIVE/ Europa League: Mbyllet ndeshja Rio Ave-Milan. Rezultati 2-3

Delo.autor

Leave a Comment