Futboll Seria A Sport

Ndryshojnë koeficientët/ Ja kuotat për skuadrën e re të Ronaldos, pritet lëvizja drejt…

Prej disa ditësh Cristiano Ronaldo është përfolur si njëri prej lojtarëve që do të largohet nga Real Madrid për tu transferuar te Juventusi.

E ardhmja e yllit portugez është në ajër që nga finalja e Ligës se Kampionëve, por tani duket se ai ka vendosur për të provuar një eksperiencë të re. Juventusi qëndron në “Pole Position” por PSG dhe Manchester United kërkojnë të marrin shërbimet e tij.

Kompanitë e basteve ditën e sotme kanë ndryshuar koeficientët për të ardhmen e Ronaldos, shkruan “Calciomercato.com”.

Transferimi te Juventusi ka ndryshuar nga 1.35 në 1.75, qëndrimi te Reali kuotohet 2.25, ndërsa lëvizja drejt PSG-së ka një koeficiente të lartë 3.50.

Opsion më pak i mundshëm shihet rikthimi i CR7-ës drejt Manchester United e cila kuotohet 8.5, ndërsa “martesa” e mundshme me Manchester Cityn shkon në 15.00.

Deri në këto momente nuk ka asnjë reagim zyrtar nga të dy palët, ndërsa edhe menaxheri i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta përgjigjet “No comment” kur u pyet për mundësinë e transferimit të Cristiano Ronaldos.

Related posts

Manchester United, një hap para Realit për Lewandowskin

Q.Autor

VETËM NË NJË SEZON/ Ja kush janë 20 trajnerët më të paguar në Botë

Delo.autor

DËSHIRON TË QËNDROJË NË SERIE A/ Europa League bëhet pengesë për lojtarin e Manchester United…

Delo.autor

Leave a Comment