Futboll Sport

SËRISH ME PROBLEME FRANCA/ Do të mungojnë kundër Kombëtares dy lojtarët kryesorë…

Franca është vërtet në hall për dy sfidat e radhës eliminatore të Euro 2020, pasi nuk do të ketë në dispozicion disa prej lojtarëve të saj më të mirë.

Pas Kylian Mbappe dhe N’golo Kante, trajneri Didier Deschamps për sfidat ndaj Shqipërisë (në “Stafe de France më 7 shtator) dhe Andorrës nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin tjetër, Paul Pogba, dhe mbrojtësin e Manchester City-t, Aymeric Laporte.

Mesfushori i Manchester United ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez ndaj Southampton dhe do të jetë një tjetër mungesë e madhe e Francës.

Federata Franceze e Futbollit zbuloi edhe emrin e lojtarit që do të zëvendësojë Pogba dhe ai është “binjaku” i David Luiz siç e quajnë shokët e skuadrës tek Arsenali, Matteo Guendouzi.

Por lajmet e mira për Shqipërinë nuk kanë fund, pasi dëmtimi i rëndë që mbrojtësi Laporte pësoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Brighton do ta mbajë jashtë këtij grumbullimi.

Related posts

Shaqiri ende në pritje të ofertës nga Liverpooli

Sadik.Autor

Masa të rrepta, në Rusi policia ka të drejtën të qëllojë me snajper

Sadik.Autor

“PLAS” TE LAÇI/ Debate të forta dhe pezullime te kurbinasit! Skuadra nuk stërvitet prej ditësh

F.autor

Leave a Comment