Futboll Sport

KA HUMBUR SHKËLQIMIN/ Tuchel: Ja pse dua që NEYMAR të luajë si…

Thomas Tuchel do të vazhdojë ta përdorë Neymar si nr. 10 te Paris Saint-Germain për ta përfshirë në më shumë aksione sulmuese. Neymar kryesisht ka luajtur si sulmues i majtë gjatë sezonit të kaluar, por këtë sezon Tuchel e ka përdorur në një pozicion më qendror.

Ditëne martë Tuchel ka shpjeguar pse parapëlqen ta përdorë Neymar si fantazist kur është pyetur nga media në prag të ndeshjes ndaj Reims në Ligue 1.

“Patjetër që ai dëshiron të jetë aty dhe ne gjithashtu duam ta përdorim si nr.10 pasi kështu përfshihet në çdo aksion sulmues, jo vetëm në të majtë,” shprehet gjermani.

“Ai ka mundësinë të jetë më i lirë në qendër të fushës dhe ne kemi mundësinë ta përfshijmë në më shumë aksione. “Nëse përfshin Neymar në sulmet e tua, ka shumë mundësi që do të krijohen shanse. Kjo është mënyra ime e të menduarit, dua të nxjerr më të mirën e lojtarëve të mi.”

Related posts

Zlatko Dalic: Ky futbollist është “shpirti” i skuadrës që unë drejtoj

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ I mjaftojnë 4 minuta lojë, Neymar zhbllokon sfidën ndaj Manchester United me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

SERIE A/ U dëmtua ndaj Napolit, Chiellini humbet derbin e Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment