Futboll Seria A Sport

Nga Brazili konfirmojnë: Malcom te Inter për 40 milion euro

Malcom vijon të jetë një emër i nxehtë në shtëpinë zikaltër të Inter. Anësori ofensiv i Bordeaux do të përfaqësonte profilin ideal për formacionin e Spalletti. I ri, i shpejtë dhe me një teknikë të madhe në dispozicion. Drejtuesit zikaltër tashmë prej disa kohësh po ndjek nga afër evolucionin e futbollistit dhe tratativat me klubin francez kanë hyrë tashmë në një fazë intensive.

Madje, referuar kësaj tratative, nga Brazili ka aludime që nëse konfirmohen, do t’i dhuronin Interit, Malcom. David Chinaglia në fakt ka komunikuar se “Elenko Sport”, agjencia që menaxhon interest e futbollistit brazilian, kanë rrëfyer se tratativa është finalizuar për shumën e transferimit prej 40 milionë euro. Në pritje të konfirmimeve të mëtejshme, fërkon duart edhe Corinthians. Në fakt për klubin brazilian do të shkonin rreth 1.4 milionë euro falë vlerësimit të futbollistit.

Related posts

“US OPEN”/ Përcaktohen gjysmëfinalistët e parë për meshkuj dhe femra

Delo.autor

Sergio Conceicao në radarin e Interit dhe Lazios!

Sadik.Autor

“MË THA MOS VAZHDO”/ Zbulohet dokumenti që do fundosë RONALDON për PËRDHUNIMIN

Isa.Autor

Leave a Comment