Futboll La Liga Sport

TIKI-TAKA NË ZI/ Andres Iniesta “pishtari” i fundit që fiket në futbollin Botëror

Përtej eleminimit të parakohshëm të Spanjës në këtë Kupë Bote duke humbur mundësinë për të tentuar trofeun më të lakmuar për kombe, lajmi tjetër që ka pikëlluar miliona futbolldashës anembanë botës është largimi i një legjende me fanelën e “la rohas”.

E kam fjalën për Andres Iniestën i cili ashtu siç kishte paralajmëruar i jep fund një epoke fantastike me kombëtaren iberike duke arritur të fitojë gjithçka. Askush se ka haruar golin vendimtar në Johanesburg të Afrikës së Jugut ku 33-vjeçari në minutën e 116 shënoi golin vendimtar për Spanjën duke e shpallur kampione Bote për të parën herë në histori. Fitoi 2 herë europianin ku në vitin 2012 u shpall edhe lojatri më i mirë i kompeticionit.

Iniesta do të mbahet mend si një futbollist miqësor që respektonte kundërshtarin, i qetë në raport me arbitrat dhe shokët e skuadrës. Do të mbahet mend për harmoninë në grup, padyshim do të kujtohet për spektaklin e tij me topin. Triblimet “joshëse”, finalizimet “dehëse” por edhe golat vendimtar e bëjnë katalanasin një futbollist unikal.

I konsideruar si një nga më të mirët në të gjithë historinë e futbollit botëror në rolin e tij, largohet përfundimisht nga kombëtarja. Po largohet një “asteroid” që ishte i kthjellët në gjithçka bëntë në fushën e lojës, do të largohet një “yll” që nuk do të resht pa ndriçuar pasi kontributi i tij është galopant.

Pas largimit të Xavit, ndarja nga kombëtarja spanjolle e Inestës do të thotë edhe “vdejkjen” e stilit tiki-taka, një specialitet që Andresito bëri për vete botën duke mrekulluar miliona njerëz.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

GREZDA “fshin” dështimin me Izraelin, futbollisti merr “dhuratë” për fundjavën

Isa.Autor

Firmino surprizon tifozen për ditëlindje

Q.Autor

TIRANA-KUKËSI/ Kuper mposht portierin Lika dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment