Futboll La Liga Sport

Nga mama Dolores te luksi, kështu ka lindur “mbreti” Ronaldo (DETAJE)

Bota e Kristiano Ronaldos rrotullohet rreth Dolores Aveiros. Mama kurajoze dhe super gjyshe. Nënës së Kristianos i është dashur të kujdeset, ndër të tjera, për varfërinë në familje: bashkëshorti i alkoolizuar ndërroi jetë përpara kohe dhe një djalë tjetër me të njëjtat probleme me ato të babait.

JETA – Më pas, disa vite distancë nga fëmija i fundit, lindi një tjetër, të cilin ka pranuar në më shumë se një rast se nuk e kishte dëshiruar. Por me Kristianon i ka ndryshuar jeta dhe është shpaguar nga çdo sforco. Ronaldo ka marrë nga e ëma vendosmërinë, shpirtin e sakrificës, forcën e vullnetit. I ka shtuar një talent të jashtëzakonshëm dhe mbi veten (trupin dhe mendjen) ka ndërtuar një perandori. Nga Madeira në Lizbonë, ku e tallnin prej theksit. Më pas në Mançester, adoleshent. Kalon te Reali, ku fiton pjekurinë. Gol pas goli, sponsor pas sponsori, milion pas milioni. Kristiano Ronaldo është shndërruar në CR7.

7 “TOPA TË ARTË” – Shtatë si numri i fanellës, por edhe si numri i “Topave të Artë” dhe fëmijëve që dëshiron të ketë, siç u shpreh për “France Football” dhjetorin e kaluar. Për momentin, trofetë personalë janë pesë, në fund të vitit mund të bëhen gjashtë. Dhe fëmijët katër. Tre prej të cilëve i pati në 2017-n: fillimisht Kristianinjo, nga një mama surrogate amerikane në kohën e lidhjes me modelen ruse Irina Shaik. Vitin e kaluar, binjakët Mateo e Eva, gjithmonë të lindur nga një mama që duhet të qëndrojë anonime për çështje kontrate, e më pas, nëntorin e kaluar, Alana Martina, vajza që ka nga lidhja me Georgina Rodriguezin, bukuroshen spanjolle, me të cilën portugezi ka një lidhje prej më shumë se një viti. Dhe është pranuar në familje nga mama Doloresi, që nuk e kishte dashur kurrë Irinën.

FAMILJARË E MIQ – Deri në momentin kur u shfaq Georgina që ka normalizuar jetën e Ronaldos, Kristianin e vogël e kishte rritur ajo, Doloresi. Mikeshë e përhershme në vilën që Kristiano bleu në 2010-n, një vit pas transferimit te Reali. Motra dhe i vëllai e vizitojnë shpesh. Fizioterapisti personal, Hoakin Huan, që ka punuar shumë edhe me basketbollistin Po Gasol, thuajse jeton te palestra që CR7 ka në shtëpi. Për dietën kujdeset në distancë Luis Lavrador, shefi i kombëtares portugeze.

“VËLLAI” MENDESH – Nëse Dolores është figura qendrore në shtëpinë dhe jetën private të Ronaldos, për Zhorzh Mendesh mund të thuhet e njëjta gjë lidhur me sferën e punës, biznesit, imazhit. Nëse vetë Kristiano ka përshkruar shpesh Sër Aleks Fergusonin si një baba të dytë, menaxheri përfaqëson vëllanë e madh. Të dy janë përfshirë edhe në problemet me fiskun spanjoll, por CR7 mori gjithë fajet dhe Mendesh u fal. Një lidhje që mbetet solide sot e kësaj dite.

Related posts

Mbappe: Kam biseduar me Real Madridin, ja vendimi që kam marrë

Q.Autor

E BUJSHME/ Premier hedh sytë nga dështimi i Realit, Milani pengohet nga rroga “faraonike”!

Delo.autor

“NUK MERRJA DOT FRYMË”/ Futbollisti 28-vjeçar shërohet nga koronavirusi

Delo.autor

Leave a Comment