Bundesliga Futboll Sport

“TËRMET 7 BALLË” NË BUNDESLIGA/ Bayern luan tenis me Bochum, Lewandowski shkruan historinë

Bayern Munich ka marrë një fitore spektakolare 7-0 në javën e pestë të Bundesliga-s kundër Bochum.

Sane (17′), Kimmich (27′, 65′), Gnabry (32′), Lewandowski (61′) dhe Choupo-Moting (79′) kanë shënuar për vendasit.

Vazhdon ecuria e frikshme e skuadrës së Julian Nagelsmann dhe e Robert Lewandowski-t.

Polaku, në fakt, është bërë lojtari i parë në historinë e Bundesliga-s që ka shënuar në 13 ndeshje radhazi të kampionatit të luajtura në shtëpi; më parë ai e ndante këtë rekord me Gerd Muller dhe Jupp Heynckes (12 secili).

Gjithashtu, Robert Lewandowski ka shënuar gol në 19 ndeshje radhazi të luajtura me Bayern në të gjitha kompeticionet.

Related posts

“Cristiano Ronaldo nuk është i lumtur në Madrid”

Q.Autor

Argjentina në “fije të perit”/ Çfarë i duhet Argjentinës për t’u kualifikuar?

Isa.Autor

Real Madrid ‘spastron’ skuadrën për t’i bërë vend Neymar

Sadik.Autor

Leave a Comment