Ekskluzive Futboll Sport

NË AVION DHE NË DHOMAT E ZHVESHJES/ Festime e “çmendura” të ekipeve! (VIDEO)

Zeniti fitoi titullin kampion në Rusi. Skuadra kryesuese e kampionatit rus koleksionoi trofeun e 5 në histori, ndërsa ky sukses rikthehet pas 12 vitesh mungesë. Gara për fitimin e trofeut ishte me kampionët e vjetshëm të Lokomotivës së Moskës. Lajmi për fitimin e titullit erdhi në mënyrë mjaft të veçantë, pasi skuadra po udhëtonte me avion në 10 kilometra lartësi kur u përcoll lajmi se kundërshtarët e tyre kishin humbur në transfertë me rezultatin 2-0 ndaj Arsenal Tula.

Festa në avionin e Zenitit ishte e çmendur me futbollistët që nisën menjëherë nga këngët. Skuadra e Zenitit po kthehej nga Çeçenia, aty ku u ndalën në një barazim 0-0 nga Akhmat Grazny i “3 musketierëve shqiptarë” që e nisën takimin nga stoli. Roshi u hodh në fushë në minutën e 62′, Balaj në të 80′, ndërsa nuk pati asnjë minutë për Berishën.

AlpeSport.al ju sjell rastet kur ekipet kane festuar me mënyra nga me të çuditshmet:

HISTORIKE! Shqipëria në EURO 2016, triumfojnë 0-3 në Armeni

11 Tetori i vitit 2015 hyri në kalendarin e datave historike të Shqipërisë, si dita kur kombëtarja kuqezi kualifikohet në EURO 2016, hera e parë për perfaqësuesen tonë në një kampionat Europian.

Italiani i natyralizuar, Gianni De Biasi, zëvendësi i tij, Tramezani së bashku me të gjithë lojtarët dhe stafin tjetër teknik, e kthyen në realitet ëndrrën shumëvjeçare të të gjithë shqiptarëve. Në Armeni, përfaqësuesja jonë e drejtuar nga De Biasi fitoi 3-0 ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve, duke kurorëzuar me sukses 13 muaj, punë, shpresa, dëshira e duke larguar për një moment mendjen e shqiptarëve nga hallet e përditshme. Duke qenë se ishte shansi i fundit për në Francë, De Biasi provoi ta sulmonte që në fillim kundërshtarin, duke hedhur që nga minuta e parë në fushë, Roshin, Gashin dhe Cikalleshin.

Armenët patën rastin e parë, por për fatin tonë shpërdoruan një top të artë. Pas këtij momenti ishte radha e tanëve dhe menjëherë në minutën e 9 Hoynasian në përpjekje për të ndaluar Gashin e dërgoi topin në rrjetën e tij. Në minutën e 23, Xhimshiti dyfishoi rezultatin dhe mbylli pjesën e parë me avantazhin e kuqezinjve.Edhe në fillimin e të dytës ishin tanët që rrezikuan, por Basha dhe Gashi nuk shënjestruan portën. Armenët u zgjuan pas këtij momenti, por ata nuk arritën për asnjë moment të vinin në rrezik Berishën.Në të 76-ën ishte Armando Sadiku ai që vulosi fitoren 3-0 dhe vajtjen e Shqipërisë për herë të parë në një Europian.


Maradona feston si ‘i çmendur’ për golin e ekipit të tij

Diego Maradona gjithmonë ka qenë një personazh por gjithashtu dhe futbollist ndryshe dhe duket kur feston barazaimin e ekipit të tij si i çmendur duke rënë pre ë rrjeteve sociale sërish.Maradona duke festuar me futbollistin e ekipit të tij. Diego Maradona gjithmonë kanë qenë një personazh por gjithashtu dhe futbollist ndryshe nga të tjerët. Këtë e ka treguar dhe në ndeshjen e mbrëmshme të ekipit i cili është pronë e tij, Dorados kur shënoi golin e barazimit me San Luis. Argjentinasi festoi si i çmendur duke rënë pre ë rrjeteve sociale sërish. Ishte Baez ai shënoi golin e dytë të skuadrës së vet dhe shkoi në pankinë duke përqafuar Maradonën dhe duke e puthur shumë herë.

Festa e çmendur e titullit, ekipi feston në strip

Atlanta United (themeluar më 2014) të shtunën ka fituar për të parën herë trofeun  MLS pas fitores 2-0 ndaj Portlant Timbers dhe festa e parë e titullit ishte historike. Djemtë kanë festuar triumfin në një klub striptizmi të quajtur “Magic City” në qytetin e Atlanta-s dhe kërcimtaret seksi kishin mundësinë të kërcenin shumë kupës. Një kërcim thuajse i zhveshur i kërcimtares profesioniste në skenë me trofeun pranë, kështu festohet titulli.

Fituan “Champions League-n” afrikane, festa e ‘çmendur’ që arriti deri në Paris (VIDEO)

Wydad mposhti Al Ahly 1-0 duke u shpallur në këtë mënyrë kampione e Afrikës për klube. Al Ahly njihet ndryshe si Real Madridi i këtij kompeticioni pasi e ka fituar plot 8 herë! Në video mund të shikoni skena ”kaotike” vetëm për të siguruar një biletë për ndeshjen! Po ashtu hapja e ndeshjes dhuroi një shfaqje spektakolare që vazhdoi për 90 minuta. Pas fitores tifozët në Kasablanka festuan përgjatë natës, duke pushtuar rrugët kryesore të qytetit. E madje festimet arritën deri në Paris ku marokenë të shumtë dolën në shesh duke festuar suksesin e ekipit të tyre!

Wydad Casablanca won the African Champions League, and the celebrations were insane! 💥

Gepostet von COPA90 am Montag, 6. November 2017

 

Related posts

Tifozët e Milan për ish-trajnerin: Duam burra të vërtetë, ai nuk është i tillë

Isa.Autor

MBROJTËSI SHQIPTAR DREJT LARGIMIT NGA NAPOLI/ Klubi i njohur spanjoll futet në garë për Elseid Hysajn

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Gladbach-Manchester City. Rezultati 0-2

Delo.autor

Leave a Comment