Futboll Sport

Nga tifoz në “Euro 2016” në autor goli në Botëror, njihuni me anglezin Harry Maguirre

Harry Maguirre ndoshta nuk luan për ekipet më të mëdha të “Premier League”, por performancat e tij kanë bindur trajnerin e Anglisë, Southgate, që t’i besojë një vend titullari në mbrojtje duke ulur në stol kapitenin e Chelsea-s, Gary Cahill.

Ky besim është justifikuar nga 25-vjeçari i cili sot realizoi 1 nga 2 golat e Anglisë në fitoren 2-0 që kjo e fundit mori kundër Suedisë, duke kaluar për herë të parë pas 28 vitesh në një gjysmëfinale të Botërorit.

Por historia e Harry Maguirre është e pabesueshme por edhe inspiruese në të njëjtën kohë.

Vetëm para 2 vitesh ai udhëtoi me shokët e tij drejt Francës për të mbështetur Anglinë në “Euro 2016”, jo si një lojtar në fushë por si tifoz në shkallët e stadiumit.
Me siguri mund të thuhet se ai nuk e ka menduar që në një kohë kaq të shkurtër do të ndihmonte ‘Tre Luanët’ të luanin një gjysmëfinale të Botërorit.

Kujtojmë që Maguirre për herë të parë është grumbulluar nga kombëtarja në shkurt të këtij viti në një ndeshje kundër Lituanisë.

Related posts

“SPECIALIST NË PRITJEN E PENALLTIVE”/ Media greke i thur elozhe Strakoshës: Nuk është rastësi që në 14 vjet karrierë arriti të…

Delo.autor

SULMUESI MBAPPE DREJT LARGIMIT/ PSG mendon për të ardhmen, kërkon “rrëmbejë” yllin e Inter…

Delo.autor

Klopp befason: Emre Can mund të qëndrojë te Liverpool

Sadik.Autor

Leave a Comment